☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.97 ▲0.75%
ARI 4,242 ▼7.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,457 ▼ -0.54% ETH $2,047 ▼ -1.86% XRP $1.3740 ▼ -1.58% SOL $85.9100 ▼ -1.73%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.97 ▲0.75 % ARI 4,242 ▼7.29 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.97 ▲0.75 % ARI 4,242 ▼7.29 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

PD, Alibeaj: Në 12 orë, valë kriminale e pahasur më parë

Sekretari për rendin dhe sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj, duke komentuar ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në Tiranë, ka bërë përgjegjës kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri, të cilët sipas tij nuk shqetësohen aspak për gjendjen e rendit dhe sigurisë.

“Një seri atentatesh dhe shpërthimesh me eksploziv kanë tronditur Tiranën, duke mbjellë terror e frikë dhe duke shtuar pasigurinë publike. Ky përkeqësim i rendit dhe i ligjit e ka kthyer kryeqytetin dhe vendin në ditën më të keqe të sundimit të bandave dhe kriminelëve. Atentatet me armë e me eksploziv në mes të Tiranës vijnë në kohën e klimës së miqësisë dhe partneritetit që ekziston mes qeverisë, mes Edi Ramës e Saimir Tahirit, me krimin”, ka deklaruar Alibeaj.

Sipas tij, “vetëm kjo e shpjegon lehtesinë me të cilën krimi hedh në erë me tritol dhe ekzekuton në zemër të Tiranës, në një serial që përsëritet çdo ditë”.

“Vetëm në 12 orët e fundit ka patur: një shpërthim tritoli te rruga “5 Maji” ndaj një biznesi, një atentat tek Komuna e Parisit ndaj një biznesmeni, një vrasje në zonën e ish-Bllokut. Ndërkohë që të dielën pati shpërthim me eksploziv tek rruga e Kavajës dhe pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Valë e pahasur më parë e krimit, e rënies së rendit dhe sigurisë publike”, ka thënë Alibeaj.

Duke theksuar se, qytetarët në Tiranë e mbarë vendin janë të shqetësuar, ai ka shtuar se, “vetëm Edi Rama nuk është”. “Rama ka prioritet luftën brenda partisë, tenderat dhe konçesionet për miqtë. I pashqetësuar nga kjo valë krimi është dhe Saimir Tahiri, i cili ka prioritet miqësinë dhe përfitimet prej krimit dhe jo qytetarët e rendin publik”, ka shtuar Alibeaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.