Politika

PD, Basha për shkurtimin e buxhetit: Rama-Meta vjedhin taksat për vete dhe shkurtojnë fondet për qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook kritikoi qeverinë për shkurtimin e buxhetit të vitit 2015. Përmes një akti normativ, të miratuar në fund të muajit të kaluar, por të bërë publik vetëm këtë të enjte, Këshilli i Ministrave ka shkurtuar me 16.3 miliardë lekë të ardhurat totale të parashikuara për këtë vit dhe po në këtë masë edhe planin vjetor të shpenzimeve, për të mbajtur të pandryshuar defiçitin buxhetor.

“Pa ju dridhur dora, Rama-Meta shkurtuan 960 milionë lekë (-74%) nga fondi i pagave për arsimtarët, mjekët, infermierët, ushtarakët, policët dhe të gjithë punonjësit e administratës publike.
Shkurtuan me 200 milionë lekë (-20%) asistencën për të papunët, ndërkohë që papunësia rritet përditë.
Shkurtuan me 2 miliardë lekë (-67%) kreditimin për energjinë, ndërkohë që ndërprerja e energjisë ka pllakosur vendin e në veçanti zonat turistike.
Shkurtuan me 2.67 miliardë lekë investimet në ujësjellës-kanalizime (-18%).
Shkurtuan me 1.3 miliardë lekë investimet në arsimin e mesëm. (-36%). Shkurtuan me 520 milionë lekë investimet në ujitje dhe kullim (-26%).
Shkurtuan me 1.79 miliardë lekë investimet në rrugë (8.7%).
Vjedhin taksat dhe doganat për vete dhe shkurtojnë fondet për qytetarët. Kjo është qeverisja e korruptuar Rama-Meta”, shkroi Basha në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button