PD-Boçi: Të bëhet transparencë për lidhjet e trafikantëve me qeverinë
Partia Demokratike akuzon qeverinë dhe ministrin e Brendshëm, Tahiri, se mbyllën sytë para laboratorit të drogës dhe se vazhdojnë të mos bëjnë transparencën për lidhjet e trafikantëve me qeverinë dhe zyrtareve të lartë të saj.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, doli të premten në një deklaratë për mediat, duke pohuar se “Ndërtimi i fabrikës së kokainës në zemër të vendit e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbi të Europës. Prej një viti trafikantët gjetën të gjithë lehtësitë që u duheshin, autoritetet mbyllën sytë dhe veshët. Po të ishte për qeverinë, impianti do të vazhdonte të prodhonte drogë. Falë policive partnere u ndalua prodhimi dhe trafikimi i kokainës”, tha Boçi
Qeverisë i mbetet të bëjë transparencën dhe t’u përgjigjet qytetarëve, tha ai, duke vijuar me një sërë aludimesh që kërkojnë përgjigje.