Politika

PD, Bozdo: Banka Botërore lavdëroi projektet e Bashës

Partia Demokratike reagoi me anë të ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, duke thënë se në “Konferencën e Donatorëve që organizon Veliaj, përfaqësuesi i Bankës Botërore lavdëroi projektet e Lulzim Bashës”.

“Rrugën e Kombit dhe Qendrën e Kontrollit të Trafikut të Tiranës, të dyja vepra të Lulzim Bashës. Po kështu, Terminali Multimodal, bulevardi i ri e deri tek 100 projekte të gatshme për rrugë, shkolla, kopshte, çerdhe dhe rikualifikime urbane, të cilat janë lënë gati nga Lulzim Basha”, nënvizon Bozdo.

“Veliaj nuk ka asnjë vizion dhe asnjë projekt. Për interesa klienteliste zhbëri dhe planin urban të qytetit. E vetmja punë e tij është rritja e çmimit të biletave dhe pazari me pronat publike, siç është Parku Rinia”, shton Bozdo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button