Politika

PD: Deputetët e ministrat, sekserë të punësimit

Partia Demokratike, nëpërmjet një deklarate të Enkelejd Alibeajt, kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë së saj, theksoi se në ditët e sotme futesh në punë vetëm me para’ ose nëse njeh deputetët apo ministrat e qeverisë Rama.

“Edi Rama thotë se po bën shtet dhe ka ardhur për të bërë shtet, jo për të punësuar njerëzit në shtet. Kjo sigurisht është një prej gënjeshtrave e mashtrimeve të koleksionit të tij. Ai në fakt është në krye të një shteti të korruptuar, kriminal, një ngrehine me lidhje nepotike, ku në punë të fut vetëm paraja dhe njohja me deputetin e ministrin”, tha Alibeaj, i cili më pas publikoi një dokument konfidencial, sipas tij, që tregon atë që ndodh në Drejtorinë e Burgjeve.

“Ja çfarë ndodh në Drejtorinë e Burgjeve. Dokumenti konfidencial, që qëndron në tavolinën e drejtorit si kujtesë për të, tregon të punësuarit dhe në krah të tyre, sekserin. Në 6 raste, sekseri është Saimir Tahiri; në 11 raste sekseri është Fatmir Xhafaj; në 6 raste sekseri është ministrja kushërirë, Milena Harito; në 5 raste sekseri është Ditmir Bushati; në 4 raste sekserja është Lindita Nikolla; në 6 raste sekseri është Rakip Suli; në 4 raste sekseri është Sadri Abazi; në 7 raste sekserja është Vasilika Hysi; në 6 raste sekseri është Besnik Bare; në 7 raste sekseri është Pandeli Majko.
Ky pra është shteti i Edi Ramës. Një shtet i korruptuar, tribal, që funksionon me lidhje nepotike e me rekrutime me para’ në dorë. Skandale si këto e një qeverie të zhytur në korrupsion e krim e kanë ngritur popullin në këmbë”, u shpreh Alibeaj.

Në fund, ai ftoi qytetarët në protestën e 17 dhjetorit: “Të majtë e të djahtë, pa dallim, janë në këtë protestë për ta shporrur këtë shtet të korruptuar e kriminal. Më 17 dhjetor, të enjten, në dyert e Parlamentit për të ndalur qeverinë më të korruptuar të popullit më të varfër në Europë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button