☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.26 ▼0.32%
ARI 4,636 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,916 ▲ +1.49% ETH $2,490 ▼ -0.15% XRP $1.4317 ▲ +1.94% SOL $106.4200 ▲ +5.11%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.26 ▼0.32 % ARI 4,636 ▼0.61 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.26 ▼0.32 % ARI 4,636 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

PD do ndryshojë statutin/ Zbardhen propozimet e kryetarit, Lulzim Basha

Lulzim Basha kërkon që statuti i ri të vazhdojë të mos jetë pengesë për rikandidimin e tij në krye të PD edhe nëse ai humbet sërish zgjedhjet parlamentare.
Në asnjë prej 15 faqeve te propozimeve të kryedemokratit nuk parashikohet dorëheqja e tij si kryetar në rast disfate elektorale.

Lidershipi demokrat i kufizon vetes kompetencat për përzgjedhjen e kryebashkiakëve duke sanksionuar detyrimin e konsultimit me anëtarësinë për kandidatët për pushtetin vendor, të cilët propozohen më pas nga kryetari dhe marrin miratimin e forumeve te larta të partisë.

Ndryshimet statutore të Lulzim Bashës prekin përbërjen e disa forumeve më të larta të partisë si këshilli kombëtar apo Kryesia e cila zgjerohet sërish duke përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit, kryetarin e Këshillit Kombëtar, si edhe kryetarët e Bordit Financiar, Komisionit Zgjedhor dhe atij të Apelimit , integritetit dhe Etikes.

Kryesia e partisë mund të ndërhyjë në refuzimin e kandidaturave të përzgjedhura nga organet vendore të partisë, por nga ana tjetër i kufizohen kompetencat pasi i hiqet e drejta për miratimin e marrëveshje politike, duka ia lënë vulën finale vetëm Këshillit Kombëtar.

Ndryshe nga sa është sanksionuar në statutin e vjetër, kryetari i Këshillit Kombëtar propozohet të zgjidhet mes të paktën dy kandidaturave alternative.

Ajo që bie ne sy e statutin e vjetër është që Këshilli Kombëtar, me propozim të Kryesisë ose Kryetarit, zgjedh dhe shkarkon, me votim të fshehtë: Kreun e Këshillit; Sekretarin e Përgjithshëm; Nënkryetarët dhe Anëtarët e Kryesisë ndërkohë në ndryshimet e propozuara nuk përcaktohet mënyra e votimit.

Numri për zëvendësit e kryetarit demokrat nuk është i përcaktuar sërish, por ndryshe nga statuti i vjetër hiqet detyrimi që kreu i grupit parlamentar të jetë njëherësh edhe nënkryetar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.