☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 30 June 2026
S&P 500 7,440 ▲1.18%
DOW 52,183 ▲0.59%
NASDAQ 25,820 ▲2.07%
NAFTA 70.47 ▼0.4%
ARI 4,029 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $59,304 ▼ -0.96% ETH $1,583 ▲ +0.58% XRP $1.0446 ▼ -0.12% SOL $73.6500 ▲ +1.2%
S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.47 ▼0.4 % ARI 4,029 ▼0.24 % S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.47 ▼0.4 % ARI 4,029 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Politika

PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjve, Bardhi: Sjellim në Parlament zërin e shoqërisë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht të hënën në Kuvend një paketë ligjore që bashkon interesin publik me interesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Paketa ligjore përfshin:

1. Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike.

2. Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

3. Shfuqizimin e ligjit për Paketën e Maleve.

4. Shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

“Paketa që dorëzuam në Kuvend nuk është thjesht një nismë partiake e opozitës. Ajo sjell në Parlament zërin e shoqërisë që proteston kundër shkatërrimit të Shqipërisë nga një qeveri që deri më sot e ka trajtuar vendin si pronë private”, tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

“Kjo paketë sjell në Parlament zërin e shoqërisë që kërkon mbrojtjen e natyrës, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, mbrojtjen e zonave malore nga babëzia qeveritare. Ne po risjellim në Parlament zërin e shoqërisë që është kundër ligjit për investimet strategjike, simbol i modelit ekonomik të Edi Ramës; një model i bazuar te favorizimi, korrupsioni dhe përdorimi i pushtetit në funksion të interesave private.

Besoj fort se shoqëria shqiptare duhet të hyjë në një fazë të re. Një fazë ku të gjithë të kenë mundësi të barabarta. Në një fazë ku shoqëria nuk pajtohet me modelin e sundimit të më të fortit mbi më të dobëtin. Ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ku të sundojë shteti ligjor dhe jo ligji i xhunglës.

Këto katër nisma ligjore bashkojnë interesin e qytetarëve, të cilët këtë herë kanë bindje të ndryshme politike, ose nuk i përkasin asnjë partie. Këto nisma i bëjnë mirë Shqipërisë.

Pa ligjin e investimeve strategjike që shpërndan copa të Shqipërisë tek një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, Shqipëria do të jetë më e mirë.

Pa ligjet që i japin qeverisë mundësinë të cenojë zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe interesin publik, Shqipëria do të jetë më e mirë.

Por Shqipëria do të jetë vërtet më e mirë vetëm kur në krye të qeverisë të mos jetë më shkaktari i situatës së sotme.

Prandaj ka ardhur koha që Edi Rama t’i lejojë deputetët e mazhorancës të votojnë këto nisma.

Ka ardhur koha të reflektojë. Ka ardhur koha që Edi Rama të japë dorëheqjen”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.