🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,396 ▲0.59%
NASDAQ 21,928 ▲0.76%
NAFTA 90.45 ▼2.06%
ARI 4,555 ▲3.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,876 ▲ +1.25% ETH $2,160 ▲ +0.9% XRP $1.4085 ▲ +0.32% SOL $91.6900 ▲ +1.93%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,396 ▲0.59 % NASDAQ 21,928 ▲0.76 % NAFTA 90.45 ▼2.06 % ARI 4,555 ▲3.47 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,396 ▲0.59 % NASDAQ 21,928 ▲0.76 % NAFTA 90.45 ▼2.06 % ARI 4,555 ▲3.47 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Droga dhe krimi po cënojnë ekulibrat e shoqërisë në Shqipëri

Përhapja masive e drogës në Shqipëri po cënon ekulibrat social-ekonomikë jo vetëm të shqiptarëve por të mbarë rajonit, ndaj duhet një reagim i fortë kundër trafiqeve të paligjshme.

Ky ishte mesazhi që deputetja Mimoza Hajdarmataj dha në forumin e deputetëve të vendeve të Ballkanit perëndimor, me temë “Forcimi i legjislacioni dhe shkëmbimi i eksperiencave me deputetët e BE-së”.

Deputetja demokrate u shpreh se rajoni duhet të rrisë bashkëpunimin në ekonomi dhe në forcimin e demokracisë, ndërsa theksoi se në Shqipëri, Parlamenti dhe institucione të tjera janë kapur nga interesat të krimit dhe korrupsionit.

Ajo tha gjithashtu se, në Parlament, me forcën e kartonave, po kalojnë ligje çnjerëzore dhe në shkelje të plotë Kushtetutës, duke iu referuar rastit më të fundit të importit të mbetjeve.

“Prej tri vitesh shqiptarët nuk po gjejnë asnjë zgjidhje të halleve të tyre nga qeveria, por përkundrazi, papunësia, varfëria dhe dëshpërimi janë bërë normë e jetës së tyre dhe shpëtimi mbetet vetëm azili në Perëndim”, tha mes të tjerash Hajdarmataj.

“Opozita me grupin e saj parlamentar e ka në krye axhendës zgjidhjen e krizës përmes një programi konkret ekonomik, forcim të tregut, ulje të taksave dhe luftë kundër korrupsionit”, shtoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.