Politika

PD, dy amendamente për uljen e çmimit të naftës dhe energjisë

Partia Demokratike kërkoi sot heqjen e taksës së qarkullimit, dhe uljen e TVSH për energjinë me masën 14 për qind.

unnamed113Gjithashtu PD ka kërkur edhe nisjen e punës për një paketë masash për nxjerrjen e vendit nga kriza, ndryshe thekon PD protestat do të përshkallëzohen, deri në largimin e qeverisë.

Me anë të një deklarate të deputetes, Jorida Tabaku, Partia Demokratike falenderon qytetarët shqiptarë që iu përgjigjën dje masivisht thirrjes së opozitës në të gjithë Shqipërinë, duke fikur për 5 minuta makinat në gjithë rrugët e vendit si shenjë refuzimi ndaj cmimit të karburantit më lartë në rajon e Europë.

“Qytetarët, folën qartë dje kundër rritjes së takës së qarkullimit me 24 lekë të reja për litër, që prej ardhjes në pushtet të qeverisë-Rama. Eshtë faktuar përtej çdo propagande e mashtrimi se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon si rezultat i taksave të larta që aplikohen nga qeveria ndaj karburanteve”, tha Tabaku.

Përllogaritja e këtyre taksave, nënvizoi Taaku, “tregon se qytetarët dhe bizneset paguajnë për cdo litër karburant, 1008 lekë taksën-rama. Kjo e ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku paguhet më shtrenjtë karburtanti, edhe pse me të ardhurat më të ulëta në Europë, teksa në rajon nafta dhe benzina blihet nga 120 dollarë fuqia 8 muaj më parë, në 48 dollarë sot”.

Sipas PD, “Protesta e djeshme ishte refuzim ndaj rritjes së çmimeve e rritjes së taksave që ka sjellë mbylljen e vendeve të punës, rënien e konsumit, rritjen e papunësisë dhe varfërisë dhe futjen e vendit në spiralen e krizës ekonomike”.

Për këtë arsye, Partia Demokratike paraqiti sot në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Ligjit për Taksat Kombëtare dhe ndryshimin e Ligjit për TVSH duke propozuar; Heqjen e rritjes së Taksës së Qarkullimit dhe rikthimin në nivelin  e mëparshëm; dhe dy, uljen me 14% të TVSH për energjinë elektrike sipas vetë premtimit elektoral të Edi Ramës.

PD kërkon shqyrtimin me shpejtësi të këtyre amendamenteve ditën e enjte në seancë dhe votimin e tyre me konsensus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button