☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.39 ▼4.29%
ARI 4,475 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,340 ▼ -0.7% ETH $2,149 ▼ -0.37% XRP $1.4132 ▼ -1.55% SOL $90.4200 ▼ -1.32%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▼4.29 % ARI 4,475 ▲1.66 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▼4.29 % ARI 4,475 ▲1.66 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

PD-ja do të kallëzojë penalisht Edi Ramën për foton me Obamën

Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal në prokurori për Edi Ramën, pas nisjes së hetimeve nga FBI-ja për foton me Obamën në vitin 2012.

PD-ja thotë se për foton u paguan 80 mijë dollarë dhe ky konsiderohet krim federal.

Para disa ditësh, kreu i opozitës, Lulzim Basha, i kërkoi prokurorisë nisjen e hetimeve për të zbuluar lidhjen e Edi Ramës me financimin prej 80 mijë dollarësh që pagoi Bilal Shehu për financimin e fushatës së Barak Obamës. Një event nga i cili pati një fotografi të Edi Ramës me presidentin Obama.

“Unë sot dua t’i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorisë shqiptare që paralel me hetimet që po kryen FBI, të nisë menjëherë hetimet brenda juridiksionit shqiptar dhe sipas ligjit shqiptar për këtë rast të pastër të korrupsionit politik. Ku i gjeti Edi Rama 80 mijë dollarë në një kohe kur kishte deklaruar një pasuri prej 3 mijë eurosh? Apo janë para ryshfeti e korrupsion? Cili është burimi i tyre? Çfarë ka marrë në këmbim të këtyre parave sponsorizuesit?”, u shpreh Basha.

Kryeministria reagoi menjëherë duke e quajtur këtë një manipulim mediatik, duke siguruar se Edi Rama nuk ka kryer asnjë pagese për të marre pjesë në një organizim elektoral të presidentit Obama.

“Bilal Shehu që sot po gjykohet në SHBA për çështjen në fjalë është pjesëtar i komunitetit shqiptar në Neë York dhe është takuar  me delegacionin tonë në SHBA në vitin 2012. Por në mënyrë kategorike nuk ka patur asnjë lloj veprimi financiar nga ana e Edi Ramës për të realizuar fotografinë e takimit me Presidentin Obama”, shtoi më tej Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.