⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.06 ▼2.94%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,448 ▲ +0.92% ETH $2,296 ▲ +1.32% XRP $1.2533 ▲ +0.31% SOL $95.0200 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.06 ▼2.94 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.06 ▼2.94 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

Një vatër zjarri është shfaqur në një zonë malore mes njësive administrative Kolsh dhe Surroj, në afërsi të Rrugës së Kombit, rreth dy kilometra larg tunelit të Kalimashit.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, ndërsa përhapja e zjarrit po favorizohet nga era dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën.

Forcat e zjarrfikëses, strukturat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe banorë të zonës janë mobilizuar dhe po lëvizin drejt vatrës së zjarrit për të ndërhyrë dhe për të vënë nën kontroll situatën.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme në banesa apo rrezik për persona, ndërsa ndërhyrja po përqendrohet në izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme në terrenin malor.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa kushtet e motit, me temperatura të larta dhe erë, mbeten faktorë që vështirësojnë punën e forcave në terren.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.