🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,481 ▲0.58%
DOW 52,494 ▲0.55%
NASDAQ 25,324 ▲0.8%
NAFTA 84.96 ▲1.64%
ARI 4,109 ▼1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,273 ▼ -2.46% ETH $1,876 ▼ -2.35% XRP $1.0700 ▼ -1.93% SOL $73.4200 ▼ -1.83%
S&P 500 7,481 ▲0.58 % DOW 52,494 ▲0.55 % NASDAQ 25,324 ▲0.8 % NAFTA 84.96 ▲1.64 % ARI 4,109 ▼1.23 % S&P 500 7,481 ▲0.58 % DOW 52,494 ▲0.55 % NASDAQ 25,324 ▲0.8 % NAFTA 84.96 ▲1.64 % ARI 4,109 ▼1.23 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Ferati: Ministria që unë po e udhëheq ka 139 të punësuar, nga udhëheqësitë e kaluara rreth 30 % e të punësuarve nuk kanë kushte elementare pune

Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve ka funksionuar për vite me radhë pa strategji, pa pajisje bazike pune dhe me kohezion minimal të brendshëm, që nga themelimi e deri sot. Ministri i ri, Agon Ferati, synon të rikthejë besimin ndaj institucionit dhe ta orientojë drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike – nga arsimi, te ndeshjet sportive, e deri te diskursi politik.

Ferati theksoi se në Ministrinë që më herët drejtohej nga Artan Grubi, e më pas nga Ivan Stoilkovik, nga 139 të punësuar, rreth 30 % nuk kanë kushte elementare pune për shkak të mungesës së kompjuterëve, tavolinave dhe hapësirës së përshtatshme të punës.

“Gjetëm një institucion ku burimet njerëzore nuk janë shfrytëzuar si duhet, ndërsa individë të afërt me kabinetet politike kanë pasur më shumë ndikim sesa vetë struktura institucionale”, tha Ferati në takimin e sotëm me gazetarët.

Ai njoftoi se menjëherë pas marrjes së detyrës ka nisur procesin e forcimit të kohezionit të brendshëm, përmes takimeve me drejtues sektorësh dhe ekspertë, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për funksionim më efikas të Ministrisë.

Sipas tij, një nga problemet më të mëdha është mungesa e dokumenteve strategjike.

“Që nga themelimi i Ministrisë ekzistojnë vetëm dy dokumente strategjike, me kohëzgjatje dyvjeçare, ndërkohë që çdo strategji duhet të jetë së paku pesëvjeçare. Kjo tregon se institucioni nuk ka pasur drejtim të qartë dhe vizion afatgjatë”, tha ministri.

Ferati paralajmëroi krijimin e dy sektorëve të rinj:

Sektori për Partneritete Strategjike, i fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe fondet evropiane;Sektori për Analiza dhe Kërkime.

Për këto sektorë pritet punësimi i 8 deri në 12 personave të rinj, profesionistë të fushave përkatëse. Ndërkohë, për të punësuarit aktualë do të organizohen trajnime, në mënyrë që të mund të marrin detyra konkrete pune.

Ministri theksoi se në periudhën e kaluar grantet nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë: nga 36 grante, 29 kanë shkuar për organizata të komunitetit serb, kryesisht për aktivitete kulturore, ndërsa një grant ka arritur vlerën 500.000 denarë.

“Këto janë para të shtetit dhe vitin e ardhshëm prioritet do të jetë shpërndarja më e drejtë dhe më proporcionale”, tha Ferati, duke shtuar se do të inkurajojë shoqatat maqedonase të aplikojnë në thirrjet publike, që të mos mbizotërojë perceptimi se ato nuk mund të marrin mbështetje nga Ministria.

Ai bëri thirrje për bashkëpunim më të madh me mediat, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e stabilitetit dhe kohezionit shoqëror. Si shembull përmendi tensionet që krijohen gjatë ndeshjeve sportive, ku ofendimet nga stadiumet shpesh përhapen në rrjetet sociale dhe më pas reflektohen në institucionet politike.

“Nuk mund t’u diktojmë mediave çfarë të publikojnë, por televizioni ka rol shumë të rëndësishëm në mesazhet që i dërgon shoqërisë”, tha Ferati.

Ai shtoi se një nga shkaqet e pakënaqësisë ndërmjet komuniteteve është mënyra e shpërndarjes së investimeve dhe mbështetjes publike, duke sugjeruar se një qasje më e balancuar duhet të aplikohet edhe në sport.Aktualisht në Ministri punojnë 139 persona; vetëm pesë janë larguar nga puna dhe kanë paraqitur ankesa, ndërsa vendimin përfundimtar do ta japin gjykatat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.