☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.98 ▼0.58%
ARI 5,016 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,788 ▼ -1.86% ETH $2,314 ▼ -2.1% XRP $1.5123 ▼ -2.01% SOL $94.3600 ▼ -1.66%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.98 ▼0.58 % ARI 5,016 ▲0.16 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.98 ▼0.58 % ARI 5,016 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
18 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Lidhjet mes krimit dhe politikës kanë arritur kulmin

Partia Demokratike, përmes deputetit Flamur Noka ka denoncuar sërish paraditen e së enjtes trafikun e narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe lidhjet e trafikantëve me politikën, të përforcuara këtë herë nga deklaratat e një ish-oficeri policie për një të përditshme.

“Qeveria dhe policia janë nën akuzë për mbështetje të trafikut të drogës. Akuza vjen nga një oficer policie, që ka treguar se si ka funksionuar skema e trafiqeve dhe lidhjet e trafikantëve me politikanët”, ka deklaruar Noka, duke iu referuar deklaratave të ish-shefit të Antidrogës së Fierit, Dritan Zgani.

“Lidhjet e krimit me politikën kanë shkuar deri aty, saqë oficeri është kërcënuar. Bandat e drogës kishin siguruar të dhënat e oficerit dhe të bashkëpunëtorëve të tij”, ka vijuar Noka.

Ai ka denoncuar heshtjen e deritanishme nga qeveria dhe policia, që sipas tij vërtetojnë lidhjet e tyre me botën e krimit.

“Tradhëtia që i është bërë oficerëve të policisë që kanë hetuar trafikun e drogës është në qendër të qeverisë së sotme. Ministri i Brendshëm duhet të japë shpjegime, cilat janë këto banda, a ka lidhje ai me to? Pse lejohet ky biznes kriminal dhe si ndahen paratë e drogës? Ministri i Brendshëm dhe qeveria janë nën akuzë. Heshtja e tyre konfirmon përfshirjen në krim”, ka shtuar Noka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.