🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 93.15 ▼17.53%
ARI 4,829 ▲3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,724 ▲ +5.23% ETH $2,251 ▲ +8.32% XRP $1.3789 ▲ +5.85% SOL $84.4500 ▲ +7.17%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.15 ▼17.53 % ARI 4,829 ▲3.08 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.15 ▼17.53 % ARI 4,829 ▲3.08 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

PD- LSI, orët e ankthit për në KQZ

Sot është një ditë vendimtare jo vetëm për koalicionin opozitarë PD- LSI, por edhe për të gjithë opozitën në përgjithësi. Kur kanë mbetur pak orë nga skadimi i afatit për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, PD dhe LSI ndodhen përpara një sfide shumë të fortë, që ka të bëjë ose me hyrjen e tyre sërish në sistemin politik, ose ecjen e këtyre dy subjekte politike në rrugë pa krye, fundi i së cilës është i parashikueshëm për të gjithë, por jo për Bashën e Kryemadhin mesa duket.

Djegia e mandateve, një lëvizje si ‘një rrufe në qiell të hapur’, si një formë shantazhi më shumë kundër SHBA- BE se sa mazhorancës, duket se tani është kthyer në një lëvizje qartazi kundër kuartetit opozitar që drejton PD- LSI. Vendet bosh në Kuvend u mbushën me shpejtësi jashtë çdo parashikimi të strategëve të djegies së mandateve. Madje duke shkuar dhe më tej edhe me nisma për formëzimin e subjekteve të reja opozitare, të cilat jo vetëm po mbushin vakumin e krijuar nga PD- LSI, por duke shfaqur haptazi ambicie për të hyrë në zgjedhje. “Bindja Demokratike” pritet që të formalizohet sot edhe juridikisht duke dorëzuar më pas edhe letrat në KQZ për hyrjen në zgjedhje. Mjaft kryetarë bashkish që duan të rikandidojnë në emër të opozitës duket se janë gati të përfaqësojnë siglën e “Bindjes Demokratike”. E gjithë kjo situuatë duket se është kthyer në tërmet brenda PD-së, pasi Basha e Berisha nga sulmi kundër Ramës me djegien e mandateve, tashmë kanë kaluar në mbrojtje për të shpëtuar ç’mund të shpëtojnë nga goditjet që po i vinë nga brenda opozitës.

Është pak vështëirë të parashikohet se cilat do të jenë lëvizjet e kuartetit opozitarë që nismoi djegien e mandateve nëse do regjistrohen apo jo në zgjedhje. Ajo që është e qartë është fakti se shantazhi ndaj Perëndimit ishte gjëja më e gabuar e këtij kuarteti, një shantazh i mbështetur jo në vlera të qytetërimit perëndimor, por në prita ‘cubash’. Tashmë të gjithë po shikojmë se lëvizja “Rama ik” është kthyer në “Hajdari ik”, një metamorfozë kjo që nuk parashikon asgjë të mirë për ato forca politike që zgjedhin të dalin jashtë sistemit politik, duke kërkuar të jenë në qeveri jo me zgjedhje, por me shantazhe e kërcënime, apo dhe me dhunë nëpër rrugët e Tiranës

Nga Armando Meta/ javanews

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.