☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 99.59 ▲1.38%
ARI 4,246 ▼7.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,513 ▼ -0.32% ETH $2,052 ▼ -1.62% XRP $1.3708 ▼ -2% SOL $86.1800 ▼ -1.29%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.59 ▲1.38 % ARI 4,246 ▼7.18 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.59 ▲1.38 % ARI 4,246 ▼7.18 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Mbifaturimet bëjnë kërdinë në Lezhë, qytetarët s’ka kush i pret

Kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë, Paulin Marku pa nga afër situatën e rënduar në sportelet e OSHEE-së, ku qytetarët shprehnin revoltë në lidhje me abuzimet që u bëhen prej kohësh faturave të tyre të energjisë.

Sipas një njoftimi për shtyp të PD, Marku konstatoi se, qytetarët ankohen se nuk gjejnë zgjidhje edhe pas ankesave të cilat i dorëzojnë zyrtarisht e madje ata denoncojnë edhe faktin se sahatet e tyre nuk vëzhgohen nga asnjë faturist, duke e drejtuar vëmendjen nga shteti, i cili sipas tyre po u vjedh hapur.

Kryetari i PD në Lezhë tha se, situata është dramatike dhe se këtu ka një korrupsion dhe vjedhje masive e gjithë qytetarëve të Lezhës.

“Unë vetë me sytë e mi e pash që qytetarët ankohen për mbifaturime deri në 897 kw një familje. Familjet e tjera kishin mbifaturime të përsëritura nga janari, shkurti dhe përsëri  marsi. Desha të marr kontakt dhe me drejtuesin e degës së OSHEE, pavarësisht se është një njeri i emëruar politikisht nga Fieri dhe vjen t’u shërbejë qytetarëve në Lezhë. Besoj se këto emërime politike janë shkatërruese jo vetëm për Operatorin e Shpërndarjes por për të gjithë qytetarët e Lezhës, të cilët nuk kishte asnjeri t’i priste as tek Operatori i Shpërndarjes, as tek Kujdesi ndaj Klientit dhe as tek zyra e drejtorit. Qytetarët janë të irrituar sepse çdo ditë paguajnë mbifaturim të energjisë elektrike”, tha Marku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.