PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!
Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar, ku në fokus të diskutimeve është reforma territoriale.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se vendos interesat e pushtetit mbi ato të qytetarëve shqiptarë.
Ai vijoi akuzat ndaj mazhorancës, duke deklaruar se Kuvendi ka miratuar ligje dhe vendime që bien ndesh me interesat e qytetarëve.
Ai parlament është bërë zëdhënës i interesave më kriminale të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. Ai parlament është bërë mburojë e vjedhjeve më të mëdha nga Edi Rama dhe të tjerë.
Ai parlament ka vendosur terrin dhe errësirën për qytetarët shqiptarë, të votojë në interes strikt të ngushtë të Edi Ramës çdo ligj dhe vendim që bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë. Është revolta dhe vetëm revolta ajo që mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti i Edi Ramës“, tha ai.
Më tej, Berisha tha se “revolta” është rruga e vetme për të shpëtuar vendin nga qeverisja e Edi Ramës.
“Është revolta dhe vetëm revolta ajo që mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti i Edi Ramës”, përfundoi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.