🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 94.34 ▼1.81%
ARI 4,411 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $81,792 ▲ +0.73% ETH $2,691 ▲ +2.6% XRP $1.4301 ▲ +2.08% SOL $112.8400 ▲ +2.09%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 94.34 ▼1.81 % ARI 4,411 ▼0.32 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 94.34 ▼1.81 % ARI 4,411 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

PD padit në SPAK Erion Veliajn për inceneratorët, Tabaku: Sot dorëzojmë fakte të reja në SPAK, një provë për drejtësinë e re!

PD padit në SPAK Erion Veliajn për inceneratorët, Tabaku: Sot dorëzojmë fakte të reja në SPAK, një provë për drejtësinë e re! Në një komunikim për mediat Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me aferën e inceneratorëve.

Gjatë fjalës së saj Tabaku tha se është përgatitur dosja për inceneratorin e Tiranës dhe se tashmë në SPAK po dërgohen fakte shtesë dhe se është detyrë SPAK të tregojë se zbaton ligjin.

“Qeveria shqiptarë përdor fondin rezervë për të shpronësuar tokën e bashkisë Tiranë. Një muaj pasi kontrata koncensionare është firmosur Veliaj kaloi në Këshillin Bashkiak buxhetin e ndryshuar , por pa e cituar këtë kontratë, ndërsa nga ana tjetër vijojnë punën dhe janë kryer ndërtime pa leje. Leja mjedisore ka munguar. Kryetari i Bashkisë Tiranë me akte korruptive i ka dhënë shtesë volum pune 48 mln euro pa reflektuar kontratën”, tha Tabaku, ndërsa shtoi:“Shkresa e Erion Veliaj nuk është diçka e thjeshtë, por e mirëdetajuar. Ju e keni parë që edhe kur e lexonte kryetari i Bashkisë thonte fjalë që nuk ishin të shkruara. Kjo është një tejkalim kompetence dhe një shpërdorim detyre”. Gjithashtu Tabaku shtoi se përveç kostove direkte dhe shtesë ka rezultuar edhe rritja e tarifave të pastrimit.

“Organi i akuzës duhet ta kishte ndalur për dëshmi të rreme. nesër do të vijojmë me një zyrtar tjetër. Po ju shpalosin shqiptarëve abuzimi dhe shkeljen e ligjit, pavarësisht presionin SPAK kjo është një provë për sistemin e ri të drejtësisë”, tha ajo. Më tej Tabaku theksoi se përgjegjësi për 430 mln euro e dha qartësisht Komisioni Hetimor.

“Komisioni i Inceneratorëve ka vërtetuar atë që PD ka thënë që në krye të herës gjatë kësaj kohe, qeveria ‘Rama” i vodhi shqiptarëve 430 mln euro. Unë jam këtu për t’ju informuar që sot menjëherë pas kësaj konference PD do të dorëzojë fakte shtesë në organin e akuzës, në SPAK për sa i përket Erioni Veliaj. Do të fillojmë sot me Erion Veliaj i cili ishte personi qe gjatë dëshmisë së tij në komisionit hetimor u kap në dëshmi të rreme.

Cilat janë faktet e reja?! Erion Veliaj ka qenë i informuar në projektin e inceneratorit të Tiranës që në Datë 28.06.2016 ku në përgjigje të kërkesës së kopanisë që fiton koncesionin ai informohet për një studim ku pjesa takuese e Bashkisë Tiranë, në kosto është 91 mln euro. Në 5 shtator të 2016 ngrihet komisioni për dhënien me koncesion të incenaratorti të Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka dy përfaqësues të saj,  Taulant Tusha dhe Namik Simixhi. Në kundërshtim me ligjin për pushtetin vendor, Erion Veliaj kthen një përgjigje që unë e kam këtu, në emër të Bashkisë Tiranë, me kostot e buxhetit 91 mln euro. Por njëkohësisht ne emër të Qarkut Tiranë, pa dërguar kërkesën e ministrisë së Mjedisit dhe projektin në Këshillit Bashkiak Tiranë. Pra ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 mln euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak.”, ka thënë më tej Tabaku.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.