☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.76 ▼9.64%
ARI 4,396 ▼3.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,757 ▲ +3.51% ETH $2,160 ▲ +4.5% XRP $1.4360 ▲ +3.53% SOL $91.6400 ▲ +5.29%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

PD përsërit akuzat: Edi Rama i shërben krimit

Sekretari për rendin dhe sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj ka përsëritur akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Rama, për mbrojtjen që sipas tij ai i jep krimit.

Me Edi Ramën, krimi ka mbrojtjen dhe mbështetjen qeveritare. Prej 9 muajsh ka një urdhër arrest ndërkombëtar për Klement Balilin që nuk është zbatuar ende. Klement Balili është ende i lirë dhe i pa shqetësuar nga policia. Shteti i Edi Ramës godet të pambrojturit si Estrefin 22-vjeçar, që vrau veten nga depresioni në burg pasi ishte arrestuar për 1 cigare hashash të dyshuar. Eskobari i Ballkanit nuk arrestohet sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës dhe leviz i lirë”, tha Alibeaj.

Një rast tjetër sipas tij është ai i kryetarit të PS në Peqin, Edurim Teqja, i cili po hetohet për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Edhe ai i pashqetësuar, madje merr pjesë në inaugurimet qeveritare sepse ka mbrojtjen politike të Edi Ramës. Me Edi Ramën, krimi ka garancinë për t’i shpëtuar ligjit, për t’i ikur policisë. Me Edi Ramën, shteti është inkriminuar duke u kthyer në shërbyes të trafikantëve të drogës. Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është një ditë e keqe për ne dhe të ardhmen tonë. Le ta ndalim së bashku këtë të keqe. Le ta vëmë qeverinë në shërbim të njerëzve”, ka shtuar Alibeaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.