☁️
Tiranë 17°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.07 ▼7.08%
ARI 4,865 ▲2.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,231 ▲ +1.34% ETH $2,321 ▲ +2.83% XRP $1.3599 ▲ +0.79% SOL $83.8400 ▼ -0.25%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.07 ▼7.08 % ARI 4,865 ▲2.04 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.07 ▼7.08 % ARI 4,865 ▲2.04 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Politika

PD prezanton paketën: Ndërhyrje në Kushtetutë, të humbasë postin përjetë çdo i inkriminuar

Partia Demokratike prezantoi sot për publikun paketën për dekriminalizimin e Kuvendit, institucioneve të pavarura dhe administratës publike.

bylykbashi-oerdiPërfaqësues i PD-së për çështjet ligjore, Oerd Bylykbashi foli për rregulla më të forta dhe të ashpra që shkojnë sa më thellë, për këtë problem kaq të rendë, siç tha ai, kriminalizimin në nivelet më të larta të institucioneve. Ai tha se PD kërkon të ndërhyet në Kushtetutë me qëllim që çdo person i inkriminuar të humbasë postin që gëzon sot.

“Ndërhyrja do të jetë imediate duke ndërhyrë drejtpërdrejt në Kushtetutë, për njerëzit me rekorde kriminale do përdoren rekordet kriminale jo vetëm për dënime në Shqipëri por dhe jashtë Shqipërisë, që në të ardhmen të mos kenë mundësi që këta persona të penetrojnë në administratë. Në platformën e PD do trajtohen rastet e krimit të organizuar, vepra që lidhen me krimin. Ne do kërkojmë masa të rrepta deri në përjashtimin përjetë për tu kandiduar apo përzgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë. Dikush i përfshirë në krim të organizuar nuk mund të pranohet nga qytetarët. Kjo histori të jetë e mbyllur njëherë e mirë”.

Ai shtoi më tej se, paketa me propozimet e plota do prezantohet ditën e mërkurë. “Do fusim instrumentat dhe procedurat efikase për identifikimin e rekordeve kriminale, këta persona do kenë detyrim të bëjnë deklarim për mospasjen e rekordeve kriminale. Do jetë një platformë e gjithanshme, do ndërhyhet në Kushtetutë me amendamente që do kenë vlerë të përhershme. vetëm fakti i dënimit do jetë kusht që këta persona të mos kandidojnë në të ardhmen”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.