Politika

PD proteston sërish kundër Metës: Të dalë para drejtësisë

Partia Demokratike ka vazhduar edhe sot për të 10-ën ditë me radhë protestat para Kryesisë së Kuvendit, ku ka kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës.

Spaho_1Me dhjetëra simpatizantë të mbështetur edhe nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike nuk kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre për të kërkuar largimin e kryeparlamentarit.

Në krye të tyre ka qenë këtë herë deputeti i Qarkut të Elbasanit, Luçiano Boçi, i cili i ka bërë thirrje Metës të japë dorëheqjen dhe më pas të dalë para drejtësisë.

“E kemi parë Ilir Metën këto ditë, të dalë dhe të bëjë oferta, të na servirë qetësi dhe dashuri, por këtë e bën me shqetësimin më të madh. E kemi parë të na servirë miqësi dhe dashuri, por këtë e bën me një gjuhë urrejtje të paparë.  E kemi parë t’i vidhet seancave dhe ti vidhet parlamentit. Ne kërkojmë që ai të drejtohet nga drejtimi i Parlamentit, që ai t’i drejtohet si gjithë të tjerët drejtësisë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button