Ekonomia

Beci me ambasadorin holandez: Shkodra, mundësi për rritjen e investimeve dhe zhvillimin e turizmit

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti në takim ambasadorin e Holandës, Reinout Vos. Në takim biseda u fokusua në mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm në Shkodër, për turizmin e biçikletat.

“U ndalëm në projektet në bashkëpunim mes Holandës e Shkodrës në fushën e arkitekturës dhe menaxhimit të përmbytjeve dhe mundësitë për rritjen e pranisë së investitorëve holandezë në territorin e bashkisë sonë”, tha Beci.

Në Shkodër biçikleta vazhdon të jetë një mjet lëvizjeje i preferuar dhe mjaft i përdorshëm nga qytetarët. Ky qytet është i përshtatshëm për turizmin e biçikletave, kjo për arsye të terrenit të përshtatshëm dhe të traditës së tyre në përdorimin e biçikletave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button