🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.17 ▲0.74%
ARI 4,826 ▼1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,800 ▼ -4.57% ETH $2,190 ▼ -6.03% XRP $1.4686 ▼ -4.01% SOL $89.9400 ▼ -4.79%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.17 ▲0.74 % ARI 4,826 ▼1.43 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.17 ▲0.74 % ARI 4,826 ▼1.43 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Rama braktisi fermerët dhe ndërtoi një narko-shtet

Pas sulmit të kryeministrit Rama nga Korça, se Partia Demokratike nuk di të ndërtojë shtet dhe nuk ka një vizion për zhvillimin turiistik dhe bujqësor, selia blu ka reaguar, duke akuzuar kreun e qeverisë se në 4 vite fermerët u braktisën nga qeveria.

Sipas PD, Rama ndërtoi një narko-shtet dhe vendosi gjithçka në shërbim të miqve dhe klientelës.

Përmes një deklarate për mediat PD thekson se ajo ka një projekt të realizueshëm dhe ambicioz që do të transformojë bujqësinë dhe do nxjerrë zonat rurale nga varfëria. “150 milionë euro do të investohen çdo vit në këtë sektor”- premton PD.

Deklarata e plotë e PD-së

Pasi i braktisi për 4 vite fermerët shqiptarë, pasi ndërtoi një narko-shtet dhe vendosi gjithcka në shërbim të miqve dhe klientelës, Edi Rama predikon sot mashtrime të reja.

Në 4 vite, Edi Rama nuk bëri asnjë investim në infrastrukturë dhe mijëra hektarë u përmbytën rregullisht duke sjellë pasoja katastrofike për prodhimin e fermerëve.

Në 4 vite, numri i përfitueseve nga skema e subvencionit është ulur mbi 5 herë. Përfituan cdo vit vetëm 14 tregtare, kliente të qeverisë që morën mbi 70% të buxhetit të bujqësisë.

Çmimet për imputet bujqësore u rritën deri në 30%.

Çmimi i naftës u rrit me 30 përqind.

Partia Demokratike ka një projekt të realizueshëm dhe ambicioz që do të transformojë bujqësinë dhe do nxjerrë zonat rurale nga varfëria.

150 milionë euro do të investohen çdo vit në këtë sektor.

100 milionë euro në formën e subvencioneve direkte për çdo familje fermere bazuar vetëm mbi prodhimin e tyre.

50 milionë euro investime në infrastrukturë si vaditje dhe kullim, rregullim tregjesh dhe siguri ushqimore.

Prodhimet e fermerëve shqiptarë do të mbrohen përmes tarifave doganore nga importet e oligarkëve të Ramës.

Kjo do të ndodhë me 25 qershor, kur fermerët shqiptarë së bashku me qytetarët në mbarë Shqipërinë do t’i japin fund me votën e tyre të lirë, republikës së vjetër që i zhvati, mashtroi dhe varfëroi dhe do të votojnë për projektin kombëtar të Republikës së Re, Republikës së qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.