Politika

PD-Voltana Ademi: Kallëzim penal ndaj Shullazit, kërcënoi Bashën

Deputetja e Partisë Demokratike, Voltana Ademi, ka paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kallëzimin penal ndaj shtetasit Emiljanio Shullazi, pas kërrcënimit që i ka bërë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

voltana-ademi“Thuaji kryetarit tënd të mos e përmendë më emrin tim. Nuk do t’i ketë mirë punët me mua. T’i bëjë mirë llogaritë!”, ky mesazh është thelbi i dëshmisë qe beri në prokurori deputetja së PD-së, Voltana Ademi.

Deputetja e PD-së, Ademi, ka treguar rrethant e ngjarjes duke u shprehur  se “kam qënë në një kafene kur më është afruar personi që ajo thotë se ishte Emiljano Shullazi dhe me ka përcjellë mesazhin kërcënues për kryetarin e PD-së.  Prokuroria nga dita e djeshme ka konfirmuar zyrtarisht padinë për kërcënimin për kryetarin e PD-së”.

Partia Demokratike një ditë më parë, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, ka akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor për lirimin nga burgu të Emiljano Shullazit, ndërsa zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se ka nisur padi për shpifje ndaj Arben Ristanit, pas padisë së parë ndaj nenkryetarit te PD-se, Edi  Paloka, po për shpifje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button