☁️
Tiranë 9°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.29 ▲0.9%
ARI 4,692 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,216 ▲ +2.11% ETH $2,100 ▲ +3.13% XRP $1.3392 ▲ +0.62% SOL $82.7800 ▼ -0.12%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.29 ▲0.9 % ARI 4,692 ▲0.29 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.29 ▲0.9 % ARI 4,692 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

PDK: Në asnjë mënyrë nuk heqim dorë nga qeverisja

pdk-n-euml-asnj-euml-m-euml-nyr-euml-nuk-heqim-dor-euml-nga-qeverisja_hdNë takimin e rregullt të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, thuhet se “u rikonfirmua gatishmëria e plotë për themelimin e institucioneve shtetërore, në pajtueshmëri me rezultatin zgjedhor, legjitimitetin qytetar dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese”.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës është e papranueshme qasja e atyre që po tentojnë me çdo mjet dhe në mënyre kundërkushtetuese, joinstitucionale dhe jodemokratike të tjetërsojnë rezultatin zgjedhor dhe të mbajnë peng shtetin, duke bllokuar themelimin e institucioneve demokratike.

Partia Demokratike e Kosovës siguron anëtarët dhe simpatizantët e vet, si dhe opinionin e gjerë se në asnjë mënyrë nuk do të heq dorë nga besimi që ka marrë për të qeverisur me vendin, nëpërmjet votës së lirë në zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Shantazhet dhe kërcënimet e liderëve të frustruar të bllokut humbës do ta marrin përgjigjen meritore, politike dhe qytetare në çdo kohë dhe rrethanë.

Partia Demokratike e Kosovës fton elektoratin e saj, si dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të mos bien pre e provokimeve dhe shantazheve të individëve humbës, por të tregojnë maturi, gatishmëri e vendosmëri për të mbrojtur vullnetin qytetar, rendin kushtetues dhe rendin demokratik të Republikës së Kosovës”, thuhet në një kumtesë të PDK-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.