☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,796 ▼0.29%
DOW 51,171 ▼0.68%
NASDAQ 27,504 ▼0.35%
NAFTA 88.95 ▼0.55%
ARI 4,133 ▼1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,396 ▼ -2.49% ETH $2,568 ▼ -4.48% XRP $1.4236 ▼ -5.14% SOL $115.9100 ▼ -3.91%
S&P 500 7,796 ▼0.29 % DOW 51,171 ▼0.68 % NASDAQ 27,504 ▼0.35 % NAFTA 88.95 ▼0.55 % ARI 4,133 ▼1.28 % S&P 500 7,796 ▼0.29 % DOW 51,171 ▼0.68 % NASDAQ 27,504 ▼0.35 % NAFTA 88.95 ▼0.55 % ARI 4,133 ▼1.28 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Kosova

PDK publikon listën e kandidatëve, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka publikuar në Facebook listën e kandidatëve për deputetë, duke thënë se në të ka “energji të re, por edhe përvojë” dhe se më shumë se gjysma e listës përbëhet nga prurje të reja.

“Jo është lista jonë. Profesionistë të dëshmuar në punë, në angazhim publik dhe në shërbim ndaj qytetarëve”, ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se listës i është dhënë hapësirë kuadrove të rinj, duke e cilësuar këtë si pjesë të përkushtimit të PDK-së.

“Në këtë listë ka energji të re, por edhe përvojë. Njerëz që besojnë se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Mbi 50% e listës së kandidatëve janë prurje të reja, si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të rinj”, ka shkruar ai.

Hamza ka paralajmëruar se PDK-ja do të prezantojë edhe programin zgjedhor në ditët në vijim.

“Përveç listës, në ditët në vijim PDK do ta prezantojë edhe programin më serioz dhe më të përgjegjshëm për shtetin dhe qytetarët”, ka theksuar Hamza.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 7 qershorit, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në vendimmarrje dhe ka përmbyllur postimin me një mesazh.

“Më 7 qershor, ju do ta keni edhe një mundësi për të vendosur për të ardhmen e vendit, ndërsa thirrja ime është e përzemërt: Besoni në Kosovë!”, ka shkruar Hamza.

Kjo është lista e PDK-së:

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.