☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.60 ▲0.38%
ARI 4,414 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $67,913 ▼ -1.6% ETH $2,047 ▼ -2.09% XRP $1.3822 ▼ -2.06% SOL $86.1300 ▼ -1.7%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.60 ▲0.38 % ARI 4,414 ▼3.51 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.60 ▲0.38 % ARI 4,414 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Pa reforma serioze s’ka integrim

Parlamenti Europian ka miratuar këtë të enjte rezolutën për Shqipërinë, në të cilën thuhet se, në vend nevojiten më shumë përpjekje për realizimin e reformave.

Dokumenti vlerëson se, është e vërtetë se reformat kyçe politike dhe administrative, “aq të nevojshme në këtë vend”, janë duke bërë progres, por nga ana tjetër thekson se, këto procese ende nuk kanë arritur në fazën që do t’i hapnin rrugë nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE. Vendi është duke përgatitur aktualisht një reformë gjyqësore tepër ambicioze, e cila do t’u japë përgjigje shqetësimeve më kyçe të përcjella nga qytetarët dhe do të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit në jetën e përditshme. Qytetarët e Shqipërisë duan të bëhen gati për aderimin në bllokun europian. Tani, liderët e tyre politikë duhet ta kapin këtë moment e të vazhdojnë implementimin e reformave”, deklaroi eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Në rezolutën për Shqipërinë thuhet se, nëse dëshiron fillimin e negociatave të anëtarësimit, duhet të intensifikojë reformat në fushat më prioritare siç janë: sundimi i ligjit, reforma gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në adminstratën publike, si dhe të drejtat themelore.

Eurodeputetët vazhdojnë të mbeten të shqetësuar për nivelin e lartë dhe shtrirjen e korrupsionit në arsim, shëndetësi, gjyqësor e fusha të tjera.

Autocensura e zgjeruar mes gazetarëve nga ana tjetër, që siç thuhet në dokument janë ndonjëherë edhe fizikisht të ndaluar të mbulojnë evente të caktuara, që sulmohen apo kërcënohen për shkak të punës së tyre përben një tjetër arsye për shqetësim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.