Pekini nis të dërguarin special në Seul për bisedimet me Phenianin
Kina njoftoi sot nisjen e një të dërguari special drejt Koresë së Jugut, ku pritet të diskutojë rreth situatës në gadishull, para bisedimeve të mundshme mes Seulit dhe Phenianit.
”Zëvendësministri kinez i Punëve të Jashtme, Kong Xuanyou do të kryejë të premten dhe të shtunën një takim kokë më kokë me emisarin koreano-jugor i ngarkuar me bisedime për paqen, Lee Do-hoon”, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë.
Ky takim vjen ndërsa Seuli i propozoi Veriut diskutime të nivelit të lartë të martën e ardhshme.
Objektivi ishte diskutimi i pjesëmarrjes së Phenianit në Lojërat Olimpike dimërore që do të organizohen së shpejti organizuar në Korenë e Jugut, por gjithashtu çështje të tjera me interes të përbashkët.
Koreja e Veriut ka rritur ndjeshëm këto muajt e fundit lëshimet e raketave balistike dhe kryerjen e testit të gjashtë bërthamor.
Në formë kundërpërgjigje, Këshilli i Sigurimit të OKB ka parashtruar një sërë sanksionesh kundër Phenianit, që nuk dëshiron të heqë dorë nga ambiciet e tij. Koreja e Veriut justifikon ambiciet e tij ushtarake nga domosdoshmëria për t’u mbrojtur nga SHBA.