Peleshi: Bashkëpunimi me Italinë në fushën e mbrojtjes, i rëndësishëm
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e ri italian Gido Crossetto.
Peleshi bëri të ditur se biseda ishte tejet e frytshme, teksa theksoi se bashkëpunimi me Italinë në fushën e mbrojtjes është i rëndësishëm për Shqipërinë si bashkaleatë në NATO.
“Bisedë tejet e frytshme me Ministrin e ri të Mbrojtjes, Guido Crossetto. Shkëmbim idesh për adresimin dhe përballimin e sfidave të përbashkëta në kontekstin e sigurisë në rajon dhe më gjerë”, informoi ministri përmes një postimi në rrjetet sociale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.