Ekonomia
Peleshi: Bëmë 21 mijë legalizime, Gjermeni: 1/3 e Shqipërisë është informale
Në një konferencë rajonale për ALUIZN-in merrnin pjesë edhe Zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.
Gjatë fjalës së tij, Peleshi tha se kemi bërë 21 mijë legalizime, ndërsa shtoi se legalizimet i japin fund ndërtimeve pa leje. Me këtë mënyrë sipas tij, mbrohet territori.
“Legalizimi është fundi i ndërtimeve pa leje, nga ana tjetër i hapet rruga zhvillimit urban”, shtoi më tej Peleshi.
Nga ana e saj, ministrja Eglantina Gjermeni u shpreh se procesi i legalizimit është mjaft kompleks dhe ambicioz. “Shkak për uzurpim, – sipas saj, – është bërë mungesa e palenve”.