Ekonomia

Peleshi: Fond subvencionesh për nxitjen e investimeve; Panariti: Të rrisim sipërfaqen e serave

Zv/kryeministri Niko Peleshi garantoi sot se politikat e qeverisë do të adresojnë mbështetje të drejtëpërdrejtë për sektorin e bujqësisë, me qëllim nxitjen e kreditimit, prodhimit bujqësor dhe punësimit.

I pranishëm në konferencën “Mbështesim risitë në agrobiznes” që u zhvillua të mërkurën në Tiranë, nga Ambasada italiane në Tiranë, Banka “Intesa Sanpaolo”, dhoma italo-shqiptare në Shqipëri dhe ministria e Bujqësisë. Zv/kryeministri Peleshi tha se, më shumë kreditim do të thotë më shumë punësim dhe më shumë të ardhura.

Bujqësia ka qenë një sektor me shumë pak mbështetje, ndërkohë sot ajo ka ardhur në prioritet të objektivave të qeverisë, e cila synon të krijojë një klimë të përshtatshme për nxitjen e kreditimit.

“Detyrë e qeverisë është rikthimi i besimit të biznesit në sipërmarrje dhe këtë qeveria e ka bërë duke shlyer borxhet e prapambetura”, tha ai, ndërsa nënvizioi se, “ajo çfarë skemat sigurojnë është nxitja e investimit që krijon kushtet dhe infrastrukturën e duhur për vlerë të shtuar të prodhimeve të vendit”. Qeveria punoi për rifitimin e besimit të biznesit. Është detyrë e qeverisë që të hartojë politika të përshtatshme dhe inkurajuese për bujqësinë. Fokusi ynë është të çojmë ujin në çdo parcelë”, theksoi Peleshi.

Duke u ndalur te fondi i subvecionimit për bujqësisnë, Peleshi u shpreh se, këto financime po njohin rritje nga viti në vit dhe në bashkëpunim me bankat tregtare synojmë të ndërtojmë paketa të reja bashkëfinancimi që mund të bëjnë bankat si alternativa për fermerin me qëllim rritjen e financimeve në bujqësi”.

Ai u bëri apel bankave për më shumë kreditim sektorit të agrobiznesit në vendin tonë.
Risite ne agrobiznes (1)Foto Flor Abazaj

Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti theksoi se në dy vitet e ardhshme do të rritet sipërfaqja e serave.

Prodhimi në sera, tha ai, është sektori që shumëfishon prodhimin bujqësor vendas në kushtet e sipërfaqeve të vogla bujqësore që kemi dhe sipas tij, prodhimi në sera me teknologji të lartë do të jetë e ardhmja e bujqësisë së kontrolluar, të çertifikuar” .

Qeveria përmes subvencionit do të financojë 60% të investimit në sera ndërsa 40% të vlerës parashikon ta negociojë me bankat për të ndihmuar fermerët në ngritjen dhe rritjen e prodhimit bujqësor në sera.

“Ta çojmë në 3 mijë hektarë sipërfaqen e serave. Duhet të rrisim ofertën por edhe të kemi tregje. E shikoj të domosdoshëm organizimin e fermerëve. Ndryshimet klimaterike janë një faktor me risk të lartë. Sera është bujqësia e kontrolluar”, u shpreh Panariti.

Në këtë aktivitet ku ishin të pranishëm me dhjetra fermerë, nga rrethe të ndryshme të vendit ishin të pranishëm Ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, Presidenti i Dhomës Italiane të Tregtisë, Maurizio Zannieri si dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, Silvio Pedrazzi.

Risite ne agrobiznes (4)Foto Flor AbazajKonferenca vijoi punimet me diskutimin e temave “Tendenca e investimeve në bujqësi me potenciale zhvillimi”, “Teknologjitë e serave”, “Pritshmëritë e investimeve në sera” etj, ku referuar ekspertëve italianë dhe agrobiznesmenëve sipërmarrës në fushën e serave, të cilët treguan eksperiencën e suksesshme në këtë fushë.

Në ambientet ku u zhvillua konferenca u ekspozuan prodhime bujqësore të serave që janë ndërtuar në Lushnje, Fier e Vlorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button