Ekonomia

Pensionet suplementare me formulë të re llogaritje

Qeveria ka vendosur rritjen e kontributeve që mbahen nga paga e nëpunësve të lartë të administratës për pensionin suplementar, ashtu si dhe të masës së përfitimit.

pensionPërmes një projektligji të miratuar javës së shkuar Këshilli i Ministrave ka përcaktuar kritere të reja për kontributet që do derdhin punonjësit e administratës si dhe të mënyrës së përllogaritjes së tyre. Drafti parashikon rritjen nga 4% në 5% të kontributit të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të pare ku bëjnë pjesë Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Këshillit të Ministrave, deputetët, krerët e Gjykatave, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

P/ligji percakton se masa e pensionit nuk duhet të jetë më e madhe se 60 për qind e pagës referuese. Po ashtu, referuar p/ligjit, masa e pensionit shtetëror suplementar, plus pensionin e përfituar nga ligji “Për sigurimet shoqërore në Republikën Shqipërisë”, nuk mund të jetë më e madhe se 75 për qind e pagës referuese mesatare të funksioneve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button