Për Helena Kadare… … nga Besim Fusha
HELENË! PËRQAFE FORT IS-in TËND, TË EJTEN, NË 80-VJETOR
… unë do të përball një gotë me t’imen
dhe do ta tring… në imazhin e
gjithçkaje të vlertë të gjeniut tim…
Helenë!
Di që je mirë. Se… ke ditur përherë ta gatuash shpirtin me vlagë mirësie… E, në mirësi, Tuzgjattjeta! Që të bësh ende bëma të mençuna… Si gjermëtani.
Jam Besimi, Helenë. Jam Fusha, besimfusha@gmail.com – ma sajoi edhe një e-mail Albesi që, nuk e përfilli mosdashjen time… – ngase, teknika, ende s’është fort e besës… nuk e fsheh të thënën sharm të shpirtit… Pra: edhe tani, e do-s’e do, po të drejtohem gajlepërzënë në sy të botës. Se, e kam humbur mundësinë ndryshe të komunikimit. Ngase, më kyçi përgjatë, Pietro Marubbi… atje, në gjysmën e dytë të shek. të 19. Se, ne të vonët, ia patëm sajuar e copëzuar jetësinë, siç nuk e deshi… Sidosesi, “Pietro” u krye… iku disi buzëqeshur, me një nominim “Kulti” në sqetull… Tani u rikthye “Pëshpërimat…” U rikthye aq shumë pritun… siç përgjatë e kam ëndërruar. Fillnisi mundësinë për ta kapërcyer gjuhën shqipe… Ervisa në Ministrinë e Kulturës e ka renditur në nismën “Albanian Books” – portal që ekspozon autorët shqiptarë në mundësinë e përkthimit dhe botimit të letërsisë shqipe. Dhe, në vakis kështu për “Përshpërimat…”, ja pra ç’dua. Dua një thënie sadosesi… kur t’i vijë koha. Dhe, nëse do të mbetesh e programuar, si përherë, dua lejen ta riekspozoj të shkruarën në fq. 479 të librit tënd: “Kohë e papërshtatshme…” (2011) – libër fitues i çmimit kombëtar.
* * *
Helenë! Siç e di, “Pëshpërimat e Kryeqytetit të shurdhuar”… – rreket të thotë se ç’ngjau e ç’u tha në tetor-nëntor 1990, në Tiranën që braktisët asohere. Para botimit, më 2005, thashë të pi një kafe me Teufik Çaushin. E lamë ke “Venecia” – brinjë Korpusit të UT. Ia thashë se ç’kisha… Ishte edhe ai personazh…
– Ke shkruar libër për Ismailin?! – pyeti ngutur.
– Poo…. – thashë. – Jo unë… Më saktë: ç’folën qytetarët… Qyteti shkroi vetveten…Eseistikë qytetëse… – do ta nënquaj. Ç’u tha në Tiranë, në ditët e bujshme të ikjes së Ismailit në Paris, më 1990.
– Nëse Ismaili është sharë… – tha – me njerëz që shajnë, mos më ngatrro!… A e di Ti kush është Kadare?…
– Për mua: xhan… Këtu vij të di se ç’është për Ju(?!)
– Ismail Kadare… Hëë! A e sheh pemën përballë? Me rrënjë në tokë, me trung, me gjethe në ajër… Ismaili e përmbys… Dhe, të le habitun… të le gojëhapun… Dhe prap e kthe pemën për s’mbari…
Se ç’deshi të thotë tamam-tamam Prof. i nderuar, s’u thellova… Veçse, në ate paqartësi që s’e përzura, u ngop përngutur dashja, për ta botuar librin. Edhe ngase: sikur më goditi e latoi në çka mishnoja… më hoqi vellon që mbulonte ç’ndjeja sa herë lexoja Ismailin… Me plot gëzim, kur përthithja ngeshëm në rrjeshtat e dukshëm…. ase, disi me frikë e plot ngulmim, kur rrekesha të hamendësoj të padukshmen përtej germave dhe fjalëve… I përjetësoja pranë e çuditshëm dosje shkresash të lëna… ase piktura e negativë me shtresime figurinash njerëzore që dhimshëm u cikluan përtej jetësisë e qenësisë… – dosje që sprucoheshin ujshëm bodrumeve plot dyer me çelsa e pa çelsa… deri ke kafetorja e Myrfetes gastore… Dhe, kur lexoja vëmendshëm “Pallatin e ëndrrave”… nën ajrinë shtypëse të hydromatit të mureve jeshile… ashtu i dystuar në karriken e grricunushtarçe… ase tavolinën e gdhendur partizançe, të armikut Musa Juka… nuk kishte përse ta shtyja hamendësinë përtej gardhit, deri në kohësitë e Pallateve… ase mjediseve turke… Mbas “Pallatit… ismailjan”, unë e përzura disi …teorinë e shmangies brenda pranisë… dhe nisa të buloj e nusëroj pëshpërimën… që e kisha fshehur përtej kuçeve… Tamam asohere nisa të them: “Pallati…” është shekspirian… Nisa ta them me potere… Që edhe m’u shtua në një grupim të potershëm keqësie… në një kohësi të rënë…
* * *
Kështu, Helenë… Qe gati ç’u botua. Veçse, në një çast vrullpërcutjeje, bindshëm shtova në fund: … një pasthënë a shpirtthënë: për …gjithsa ngjau në tetor-nëntor 1990. Që, me zemër në zenit, u rreka ta bëj zap. Është çastkoha zot e personash… që, në një pickël të pafundsisë, u ndal çudipapritur në plot hor… mllef… e gaz… për të sjellë fundin eperandorisë së pëshpërimave… Në shpirtin e njerëzve të një Kryeqyteti. Shkapërthënë: vërtet sebepi i ikjes së I.Kadaresë. Por, për mua, Kadare, sikur iku për të më zbritunhyjninë e yjeve. Që më cyti në ç’u tha… Të përjetësoja pëshpërimën… Atë që u tha zëpazëshëm nën shinjestrën e frikës… Sepse… në gjithçka, qe ende shpejt… Veçanërisht, ne të bordurave, kaq mundëm të bënim, të shëtisnim hamendësi “dordolece” në oborrin epëshpërimave… Derisa, së fundi, besueshëm erdhi dita… Ajo ditë e kohë kur unë, vola ç’gjeta shtruar. Rrezimshpirti… derdhur ngopëse në trysninë e njerëzve që dua. Scripta manent… u bë 1990: siç ishte, siç isha, apo siç foli ky qytet… Përfaqësuar nga rreth 130 personazhet sido… që pashë e dëgjova, kur pëshpërima u bë zoshurukamë…
Dhe pati lavde botimi. Eci namshëm edhe në pragje vlerash… Pati edhe turingrysje… Pati nga ata që thanë: nuk je ti ai i “Pëshpërimave…”(?!) Me ç’ka thuhet atje… ti je koti… Po. Vërtet nuk jam… Mirë thua: jam koti… Nuk di hiç fare të pëshpëris… Dhe, as të bëj potere të madhe… Veçse: unë gjeta gjetjen… Kështu tha poeti i vlerave nga Kosova, Agim Vinca. Dhe cytja cyste cytjen… në ecuni të kohës. Rhonda Byrne më solli “Sekreti-n…” Më xixi hovshëm të ëndërroj… Dhe e pashë veten duke lodruar në procesin e krijimit të imazheve. I përfytyroja “Pëshpërimat…” të botuara edhe përtej gardhit të gjuhës shqipe. Gjenerova ndjesi dhe mendime, ku vallëzonte hovshëm dashja… Kohë jo pak, plot dhjetë vjet. Diçka, sikur më gricte… më hovte e s’më ngopte… lodronte cytshëm në flladin e dashjes…Nanurisesha mes ëndrrës dhe shpresës se tempulli im… ase, ansambli, monumental i shqipfolësve pa hile… si përket vetëm shqiptarëve, por mbarë vlerave të botës… Dhe bota, që e di kënaqshëm botësinë e Ismail Kadaresë… – nga mbi 1300 përkthime të veprave të tij… – le të di edhe mendësinë çoroditëse të 250 mijë(?) banorëve që gjallonin ngatrrueshëm nën trysninë moniste të fundvitit 1990.
* * *
Natën vonë, kur po ftoj mendësinë të rreket me frazimet përmbyllëse, ndava “Pëshpërimat…” nga rafti dhe, s’më lanë ilustrimet të iki… Paska nisun kohësia këtu: në Farkë me – nusërimet me duvak… dhe paskan sosun në shpindinë, ke nusja cipricullak… – siç ka shkruar edhe Zeqir Lusha, në revistën e tij online: “Zëri i shqiptarëve”, atje në Amerikë. Mes ballinës dhe shpindinës, simbolika e pamjeve, sikur gardhon kohësinë… Që rastisi të jetë edhe kohësia e jonë, Helenë. Dhe, në kohësinë tonë, pa mëdyshje, ne u rrekëm të bënim ç’na tha shpirti… Po çka si e sa… Dikush, bëri më shumë. Madje, shumë më shumë. Hallall!… Unë them se më shumë nga çdo shqiptar, bëri njeriu që duam: IS-i yt dhe Gjeniu im… Gjeniu me rrezim yjesh… themë unë. Se, të mund të ofrosh përrrotull vehtes mendësinë edhe përtej shqiptare, në kushtëzimet e ngacmimeve aq dashakeqe… vetëm IS-i yt dhe Ti Helenë, e dini… E dini mirë se ç’është llahtara e stresantes… Ku, sidosesi, për ta kapur pjedestalin me vrullin e vullnetit të vetqëllimit… – në kushtet e trysnisë pa ngjasi… – ja ç’është madhështia… Hallall, Helenë! Jeni edhe Ju diga që përballistërvinën… në mbrojte të Gjeniut produktiv…
* * *
Dhe, në këtë natë të vonë, sikur e gjeta përmbylljen edhe me fjalë… Po shoh se, përbrinjë, pranë e përtej ciprillak-ut në shpindinë, dikur, për së fundi, paskam shënuar:
… Mbetet rishmëzi çastkoha, ylber e zezelinë… që u bë shkas përnxitjeje botimi edhe për ju. Çikcytur edhe nga një bisedë televizive. Ku, gazetari me nofkën e kudopërfolurkaragjozi që kap miza… (manigjetje shqiptarçe këto…), e pyeti kosovarin Baton Haxhiu:
– Çfarë duhet të bëjë Kadare për të marrë çmimin Nobel?
– Asgjë… – tha rrufeshëm dhe serioz Batoni. – Kadare i ka bërë të gjitha. Duhet të bëjnë shqiptarët smirëzinj më të rëndësishmen. Të mos zhgarravisin letra qëllimliga kundër Ismail Kadaresë.
Në foto: Helena Kadare – 1971. © autori B. Fusha