Për këtë foto u vranë 12 gazetarë francezë (Foto)
Besohet se një karikaturë e liderit të ISIS-it, Ebu Bakr Al-Bahgdad, ka qenë arsyeja që dy persona të maskuar kanë sulmuar redaksinë e revistës satirike, Charlie Hebdo.
Franca ka ngritur gjendjen e sigurisë së jashtëzakonshme dhe të gjitha masat anti-terror pas sulmit makabër në redaksinë e revistës satirike, Charlie Hebdo.
Më parë kjo revistë ka publikuar edhe karikaturë të Profetit Muhamed a.s. që atëkohë u pasua me reagime e polemika të shumta, transmeton Telegrafi.
Deri tani Franca nuk ka arritur të arrestojë asnjë të dyshuar teksa një operacion i madh kërkimi ka nisur në gjithë Parisin për të gjetur sulmuesit.
Presidenti Francoise Hollande ka dënuar ashpër sulmin dhe ka thënë se nuk ka dyshime që është sulm terrorist.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.