Kronika

Monopoli i ilaçeve, farmacistët: Ka patur vazhdimisht abuzime

Detyrimi në mënyrë abuzive i farmacive që për të blerë të “Fufarma”  insulinën, bar me rimbursim,  duhet të blinin patjetër një tjetër produkt  farmaceutik që kjo depo kishte për tregtim, nuk është rasti i vetëm.
Farmacistët jashtë kamerave thonë se ky është një fenomen i vjetër me të cilin ata përballen prej 7- 8 vjetësh.
Ky abuzim nuk bëhet vetëm me insulinën, por edhe ketostirili, një tjetër medikament i cili vetëm para një viti u kaloi spitaleve, përsa kohë tregtohej në farmaci i shërbente distributorit  si karrem për të shitur edhe një produkt tjetër, në të kundërt farmacitë nuk mund të merrnin furnizim.
Ky abuzim bëhet nga distributorët të cilët janë të vetëm në tregtimin e një bari siç është dhe rasti i “Fufarmës”, i cili tanimë po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës.
Sipas farmacistëve, përgjegjësia bie mbi përfaqësitë e kompanive farmaceutike në vendin tonë, të cilat nuk kanë pse të monopolizojnë shperndarjen e një  medikamenti në nje depo të vetme, pasi ata nuk kanë vetëm një distributor. Nëse një bar i një kompanie farmaceutike do të shpërndahej  tek disa distributorë një fenomen i tillë nuk ndodh.
Edhe pse  e konsiderojnë të vonuar, farmacistët përgëzojnë këtë hetim që po i bën Autoriteti i Konkurrencës “Fufarmës”, ndërkohë që kërkojnë që të shtrihet edhe në distributorë të tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button