Për të ruajtur “energjinë e trurit” kjo grua veshë të njëjtat rrobe në punë
Zëvëndëspresidentja e një fondacioni të rëndësishëm arti në Shtetet e Bashkuara, ka zbuluar çelësin e suksesit: Veshja e të njëjtave rrobe në punë.
Amy Zinc ka thënë se ndihet mirë në monotoninë e “uniformës së punës” që e ndihmon atë, të mos shpenzoi energji duke menduar si të vishet, por të ruaj atë për punë.
Duke veshur të njëjtat rrobe, 47-vjeçarja mendon se mendja e saj qëndron e fokusuar në punë, duke mos djegur glukozën vitale, me mëdyshjen se çfarë do të veshë – duke i dhënë asaj mundësi, që tërë fuqinë e trurit të shpenzoi në obligimet e saj në Fondacionin e Artit “Tara për Amerikën”.
Ajo ka gjashtë sako dhe pantallona të zeza, bluzë për verë apo xhamper për dimër – të gjitha të njëjta – me një shall shumëngjyrësh, që i japë pak gjallëri pamjes së saj.
“Nuk jam njeri i pasqyrave dhe ndjehem mirë kështu” ka thënë Zinc, lidhur me veshjen e saj uniforme.