☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,670 ▲ +0.76% ETH $2,316 ▲ +2.86% XRP $1.3702 ▲ +0.68% SOL $85.9500 ▲ +0.67%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Keshilla

Për t’i qëndruar korrekt dietës, hani përpara pasqyrës

Vëreni një pasqyrë në ambientin tuaj: imazhi juaj i reflektuar teksa hani drekë, ose diçka të vogël, ndikon në zgjedhjen e ushqimeve, ndalon dëshirën e ushqimeve të ndaluara dhe madje mund të ndihmojë në luftën kundër urisë nervore. Një studim amerikan ka “matur” zgjedhjen e ushqimeve të atyre, të cilët uleshin të hanin përballë një pasqyre. Në këtë mënyrë është zbuluar se si ndikon reflektimi i saj te njerëzit, si një instrument i pandërgjegjshëm i kontrollimit të urisë.

Tortë ose sallatë frutash, prova e pasqyrës

Kërkimi i titulluar “Healthy Reflections: The Influence of Mirror Induced Self-Awareness on Taste Perceptions”, (Reflektim i shëndetshëm: Ndikimi i pasqyrës detyron vetëndërgjegjësimin mbi perceptimin e shijes) është zhvilluar nga Universiteti Cornell dhe në të janë përfshirë 185 studentë. Këtyre të fundit iu kërkua të zgjidhnin një racion tortë me çokollatë ose një kupë me sallatë frutash të freskëta.

Me pjatën e tyre, të rinjtë ftoheshin të konsumonin ndonjë mesvakt në ambiente të ndryshme, pa ose me pasqyra, ku reflektohej imazhi i tyre teksa hanin.

Mes vullnetarëve që kishin zgjedhur tortë me çokollatë, studiuesit zbuluan se kushdo që e konsumonte para pasqyrës e vlerësonte atë më pak të shijshme dhe të parezistueshme në krahasim me ata të cilët nuk janë shqetësuar aspak nga pasqyrat. Po ndryshe ka shkuar situata me sallatën e frutave, pjatë e konsideruar si më e shëndetshme dhe më pak e dëmshme: në këtë rast ndjesia e shijes nuk ndryshonte mes dy pozicioneve, pra, me apo pa pasqyrë.

Gjykimi i ashpër i imazhit të reflektuar

Zbulimi është interesant për këdo i cili duhet të luftojë urinë nervore dhe sindromën BED (binge eating disorder- qejfi për të ngrënë në mënyrë të çorganizuar) dhe tregon se si një pasqyrë e thjeshtë mund të  adresojnë konsumin e ushqimeve të shëndetshme. Ashtu siç shpjegon një prej studiuesve i cili ka punuar për këtë studim, Ata Jami, nga Universiteti i Floridës Qendrore, “një vështrim i vetes në pasqyrë mund të thotë shumë më shumë nga se dukeni fizikisht në atë moment.

Na ndihmon të shihemi objektivisht dhe na lejon të vëzhgojmë e gjykojmë veten sikur jemi në gjendje të gjykojmë të tjerët”.

Në këtë kuptim, parja e vetes në pasqyrë (por edhe në një foto ose në një video) na ndihmon të reflektojmë mbi sjelljet tona, madje edhe mbi ato që ndodhin në tryezën e ngrënies. Ndaj nëse nuk duam ta shohim veten keq, ne në këtë mënyrë mundohemi të përmirësohemi, si për sa i përket sasisë së ngrënies së ushqimeve ashtu edhe cilësisë së mënyrës së ngrënies.

Duke u parë në pasqyrë, humbasim dëshirën e të ndaluarës

I njëjti koncept mund të aplikohet edhe për ushqimet: pjatat e “ndaluara”, pak të shëndetshme dhe shumë kalorike, humbasin për pasojë shijen e tyre nëse ndërkohë që i hamë shohim edhe imazhin tonë në pasqyrë. Pra ne ndikohemi objektivisht, duke u kujtuar se sa keq na bëjnë.

Me imazhin tonë të reflektuar “lidhim” përgjegjësinë e zgjedhjes së ushqimit dhe parehatinë e natyrshme për zgjedhjen vetjake: ne jemi se çfarë hamë. Për këtë, strategjia e pasqyrës mund të jetë e dobishme edhe në rastin e kujtdo që tenton drejt ngopjes me ushqime të ashtuquajtura të këqija.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.