Kosova

Për vizitat në Kosovë, Serbia do t’i “njoftojë” autoritetet kosovare dhe jo BE-në

p-euml-r-vizitat-n-euml-kosov-euml-serbia-do-t-rsquo-i-ldquo-njoftoj-euml-rdquo-autoritetet-kosovare-dhe-jo-be-n-euml_hdLejet për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, si dhe homologëve të tyre shqiptarë në Serbi, që nga 1 dhjetori nuk do të merren më në Zyret e BE-së, në Beograd dhe Prishtinë, por drejtpërdrejt në ‘ambasadat’ përkatëse.

Dejan Paviçeviq, ‘ambasadori’ i Beogradit zyrtar në Prishtinë, tha se megjithatë ky nuk është një hap drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, të cilën e pohojnë qarqe të caktuara diplomatike në Bruksel.

Paviçeviq thotë se kjo është një “Procedurë e de-burokratizimit, në mënyrë për të shmangur ndalimin e shpeshtë të zyrtarëve serbë për të ardhur në Kosovë”.

Paviçeviq shpjegon se, “sipas procedurës së re, zyrtarët serbë nuk do të kërkojnë leje për vizita, por për vizitën e tyre në Kosovës vetëm do të njoftojnë, për shkak të arsyeve të sigurisë”.

Kur u pyet pse një procedurë e tillë, kur Kosova gjendet në Kushtetutën e Serbisë, Paviçeviq pohon se nga viti 1999, në Kosovë “është regjim i veçantë në pajtim me Rezolutën 1244”.

I pyetur pse atëherë Beogradi nuk i drejtohet UNMIK-ut dhe jo Prishtinës, Paviçeviq thotë se “gjërat kanë ndryshuar ndërkohë”.

Sipas tij, të premten e kaluar në Bruksel u ra dakord që regjimi i lirisë së lëvizjes, i cili deri më tani ka përfshirë dy kalime kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë, si dhe aeroportin “Nikola Tesla”, u zgjerua në gjashtë kalime.

Përveç Kroacisë dhe Hungarisë, tani me dokumentet e Kosovës mund të udhëtohet edhe në Maqedoni dhe Bullgari, si edhe mbi aeroportin e Nishit, “Konstantin Veliki”.

Paviçeviq pohon se nuk bëhet fjalë për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës, sepse qytetarët tanimë udhëtojnë “me letërnjoftime”.

Por, Dushan Janjiq, mendon se ky është një hap drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Ky është hapi i parë në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Beogradit dhe Prishtinës. Ky është realizimi i një ideje më të madhe, përkatësisht të ashtuquajturit Beneluksi Ballkanik. Këto marrëveshje janë në kuadër të lehtësimit të lirisë së lëvizjes në mes të Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë”, tha për Danas, analisti politik, Dushan Janjiq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button