☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.68 ▼0.89%
ARI 5,007 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,873 ▼ -1.62% ETH $2,325 ▼ -1.11% XRP $1.5166 ▼ -1.62% SOL $94.5900 ▼ -0.68%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.68 ▼0.89 % ARI 5,007 ▼0.03 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.68 ▼0.89 % ARI 5,007 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Përçahen sheikët kosovarë të naftës

Naftëtarëve të Kosovës nuk po i mjafton vetëm një shoqatë. Latif Kryeziu dhe Ibrahim Bucaliu, përkatësisht pronarët e Al Petrolit dhe HIB Pretrolit po krijojnë një shoqatë të veten.
Nafta_kerri-690x458Gazeta Fjala merresh se naftëtarët po e ndërmarrin një hap të tillë pasi nuk janë të kënaqur me shoqatën aktuale të udhëhequr nga Fadil Beriani. “Ajo shoqatë nuk na përfaqëson ne dhe interesat tona”, tha njëri nga drejtuesit e kompanisë më të madhe që merret me tregti me naftë, Ibrahim Bucaliu, pronarë i HIB Petrolit.

Bucaliu ka treguar se iniciativa për krijimin e shoqatës ka ardhur pasi shumë përfaqësues të kompanive të mëdha të naftës në vend, nuk janë të kënaqur me përfaqësimin e shoqatës aktuale.

Ai, të njëjtën kohë ka akuzuar kryetarin aktual të shoqatës duke aluduar se është duke i favorizuar grupet e caktuara të njerëzve. “Unë edhe zyrtarisht kam dhënë dorëheqje nga shoqata të cilën e udhëheqë Fadil Berjani. Kanë marrë iniciativë importuesit e mëdhenj që të themelojnë një shoqatë të re pasi që nuk janë të kënaqur me përfaqësimin që u bëhet. Unë e përkrah këtë iniciativë dhe do të jem pjesë e sajë. Shoqata e naftës prej se ka ardhur në krye të saj Fadil Berjani është shndërruar në një shoqatë konfliktesh e përçarjesh edhe brenda vetë naftëtarëve”, ka thënë për Gazetën Fjala, Ibrahim Bucaliu.

E, kryetari aktual i Shoqatës së Naftëtarëve, që është pronar edhe i kompanisë së derivateve “ Dilloni Benz”, Fadil Berjani nuk ka dashur të komentojë krijimin e një shoqate paralele. “Nuk kam koment. Ne i kemi mbrojtur denjësisht anëtarët tanë dhe këtë e dinë të gjithë”, tha Berjani.
Për pakënaqësitë mes naftëtarëve dhe nismën për të krijuar një shoqatë të re, janë në dijeni edhe në Odën Ekonomike të Kosovës.

Në departamentin për mbikëqyrjen e shoqatave, pjesë e këtij institucioni bëjnë të ditur se ka pakënaqësi të mëdha mes naftëtarëve, kryesisht atyre që importojnë naftë me shumicë.
Tregu i naftës është ndër më të rëndësishmit në vend, duke e tejkaluar qarkullimin prej 500 milionë eurove në vit.

Naftëtarët në vazhdimësi janë akuzuar për mosulje të çmimeve gjatë rënies së tyre në berzë dhe shtrenjtim të menjëhershëm për çdo ngritje të çmimeve në berzat ndërkombëtare. Nuk kanë munguar as akuzat për kualitet të dobët, sikurse për vjedhje në sasi.

Në këtë situatë, Ministria e Tregtisë dh Industrisë ka intensifikuar lëvizjet kohën e fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.