☁️
Tiranë 18°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,862 ▲ +1.48% ETH $2,248 ▲ +2.43% XRP $1.3486 ▲ +0.68% SOL $84.7000 ▲ +1.63%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Arte

Përcillet për në banesën e fundit parodisti i Vlorës Mane Lumani

Miq, kolegë dhe qytetarë nderim për aktorin e shquar

Është përcjellë për në banesën e fundit humoristi dhe parodisti i njohur vlonjat, Mane Lumani, Mjeshter i madhe dhe Qytetar Nderi i Vlorës,i cili u nda nga jeta një ditë më parë pas një sëmundjeje të rëndë.

Homazhet në nder të tij u zhvilluan në ambientet e Teatri Petro Marko, ku të afërm, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë vendosën buqeta me lule dhe bënë nderimet e fundit për artistin.

Mes lotësh, kolegët dhe bashkëudhëtarët e tij në skenë, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, shprehën ngushëllimet për familjen Lumani, duke theksuar se me ndarjen e tij nga jeta largohet një tjeter nga katër parodistët simbol të Vlorës.

Edhe aktori i njohur Bujar Asqeriu u shpreh se arti shqiptar humbi një prej figurave të tij më përfaqësuese.

U largua nga kjo jetë një prej simboleve të artit, jo vetëm vlonjat por edhe kombëtar. Një embleme e historisë së humorit shqiptar,” – tha ai.

Ndërkohë, drejtori i Teatri Petro Marko, Artur Dhamo, e cilësoi ndarjen nga jeta të Lumanit si një humbje të madhe për artin dhe parodinë shqiptare.

Mane Lumani do të kujtohet si një nga figurat më të dashura të humorit vlonjat, një artist që për dekada me radhë solli buzëqeshje dhe duartrokitje për publikun, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në historinë e parodisë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.