☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.95 ▲0.37%
ARI 4,691 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,170 ▲ +3.3% ETH $2,130 ▲ +4% XRP $1.3394 ▲ +2.96% SOL $81.9200 ▲ +2.15%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.95 ▲0.37 % ARI 4,691 ▲0.23 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.95 ▲0.37 % ARI 4,691 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Përfundimet e samitit të G7-ës

Liderët e vendeve të G7-ës u takuan në Japoni për të disiutuar prioritetet globale dhe për të kërkuar një qasje të përbashkët mbi sfidat kryesore.

Vendet e G7-ës janë Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA.

Më poshtë vijojnë përfundimet kryesore të këtij samiti:

MIGRIMI – Vala e gjerë e migrantëve dhe refugjatëve u njoh si sfidë globale që kërkon përgjigje globale.

UKRAINA: G7-a përsërit dënimin e Rusisë për aneksimin e Krimesë dhe i kërkon Moskës përmbushjen nga ana e saj të Marrëveshjes së Paqes të Minskut për lindjen e Ukrainës, ku Rusia akuzohet se mbështet separatistët.

SIRIA & IRAKU: G7-a dënon ashpër shkeljen e armëpushimit në Alepo nga regjimi sirian dhe kërkon dhënien fund të sulmeve kundër civilëve.

DETI I KINËS JUGORE: Liderët iu adresuan indirekt pretendimeve të Kinës për Detin e Kinës Jugore, linjë kryesore e transportit detar, pa përmendur emrin.

TERRORIZMI: G7-a ka nxjerrë një plan veprimi që shënjestron financimin e aktiviteteve terroriste.

EKONOMIA: Liderët paralajmërojnë se rritja globale është e moderuar dhe poshtë mundësive, ndërkohë që ekzistojnë rreziqet ndaj rritje ekonomike.

BREXIT: Liderët paralajmërojnë se largimi i Londrës nga BE-ja do të kthente pas prirjen e tregtisë globale dhe investimeve si edhe të vendeve të punës që ato sigurojnë.

SEKTORI I ÇELIKUT: Pa përmendur Kinën, që akuzohet se po rëndon mbingopjen e tregjeve me çelik, liderët shprehën shqetësimin rreth mbështetjes nga ana e qeverisë së saj për këtë fenomen.

MANIPULIMI I VALUTËS: Kundër frikës që shumë vende si Kina po e mbajnë artificialisht të ulët valutën e tyre, liderët premtuan se politikat e tyre fiskale dhe monetare nuk do të shënjestrojnë normat e shkëmbimit.

KUJDESI SHËNDETËSOR: Për herë të parë një kërkesë për mbulim universal shëndetësor u përfshi në një komunikatë të G7-ës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.