☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.26 ▼0.25%
ARI 4,701 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,152 ▲ +3.07% ETH $2,131 ▲ +3.81% XRP $1.3373 ▲ +2.3% SOL $81.9100 ▲ +1.98%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.26 ▼0.25 % ARI 4,701 ▲0.46 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.26 ▼0.25 % ARI 4,701 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Përgatitje për luftë? Serbia po rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Serbia po rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak për qytetarët. Këtë e njoftoi ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, që saktësoi se bëhet fjalë vetëm për një angazhim 4 mujor. Ai sqaroi edhe motivin e kësaj kërkese, pra nëse bëhet fjalë për parapërgatitje për ndonjë luftë.

“Ne mendojmë se në një periudhë maksimale prej katër muajsh mund të kemi një ushtar të trajnuar dhe sigurisht një vend më të sigurt. Ne nuk po përgatitemi për luftëra, as për ndonjë konflikt, mendojmë se kjo është diçka që i sjell dobi gjithë shtetit, gjithë shoqërisë, por edhe atyre djemve që do të shërbejnë nesër në shërbimin ushtarak, do të ndihen më mirë dhe do të jenë anëtarë të dobishëm të shoqërisë”, tha Millosh Vuçeviç, ministër i Mbrojtjes i Serbisë.

Ai sqaroi se vendimi përfundimtar do të merret në Asamblenë Kombëtare të Serbisë. Vuçeviç nënvizoi se Gjermania po diskuton shumë për kthimin e shërbimi ushtarak, ndërsa tha se tashmë disa shtete baltike e kanë bëri diçka të tillë.

Ministri serb u shpreh mes tjerash se është gjithmonë më mirë të investosh në ushtrinë tënde sesa të ushqesh ushtrinë e dikujt tjetër, pa specifikuar nëse e kishte fjalën për shtetas serb që mund të kenë shkuar të luftojnë për Rusinë në Ukrainë. Propozimi vjen mes një situate tepër të tensionuar me Kosovën dhe pas sulmit të armatosur të Banjskës. Kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë ngritur shpesh alarmin se në territorin e Serbisë po përgatitet sërish një tjetër agresion ndaj Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.