Keshilla

Përgatitjet për ditën e parë të punës

Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ditën e parë të punës. Nëse bëhet fjalë për një zyrë, një laborator ose një ofiçinë, emocioni është i madh. Ja se çfarë duhet të keni parasysh

Edhe pse mund të vini nga përvoja të mëparshme profesionale, ju përfshiheni nga entuziazmi kur filloni një punë të re, dhe njëkohësisht i bëni vetes një mori pyetjesh: A do të jem në gjendje ta bëj mirë atë? Si duhet të sillem? Çfarë duhet të them që të lë gjithmonë përshtypje të mira?… e kështu me radhë. Për të kapërcyer shqetësimet, mjafton që në “ditën e madhe” të arrini të përgatitur. Por si? Ja disa këshilla.

Mos shkoni të lodhur

Të bëni një gjumë të mirë përpara ditës së parë të punës është padyshim një gjë e mençur. Ju ndihmon të qëndroni zgjuar, të kujdesshëm dhe të përqendruar me të gjithë njerëzit e rinj që duhet të takoni dhe me të gjitha proceset e reja që duhet të mësoni. Problemi është që një natë e vetme gjumi është e pamjaftueshme për të përballuar muaj e muaj zgjime mëngjesore dhe net pa gjumë. Prandaj ideja, siç thonë edhe shkencëtarët, është të siguroni ritme perfekte të gjumit dhe të zgjimit dy javë përpara fillimit të punës në një kompani të re.

Testoni paraprakisht rrugën

Nëse shkoni me makinë, biçikletë, me autobus dhe në këmbë është thelbësore për të testuar paraprakisht rrugën që ju do të bëni nga shtëpia në punën tuaj të re. Kjo ju lejon të dini me saktësi se sa kohë ju duhet për të mos arritur me vonesë. Nëse ju ndodh që në ditën e parë, kjo do të ishte një lloj fatkeqësie për ju. Mos shpresoni të llogarisni si duhet rrugën, duke përdorur internetin. Edhe sajtet më të besueshme të lokalizimit nuk janë në gjendje të llogarisin me saktësi kohën për të arritur në një vend të caktuar. Në fakt, nuk mund t’ju sigurojnë apo parashikojnë nëse rrugës ka shumë trafik. Të arrini me vonesë dhe të justifikoheni me arsyetimin e trafikut nuk funksionon kurrë, sepse edhe kolegëve të tjerë iu është dashur të përballnin të njëjtin problem, por kanë arritur gjithsesi të arrijnë në orar. Megjithatë, nëse ju lëvizni me transport publik, duhet të jeni siguruar të mësoni oraret e nisjes dhe të mbërritjes të autobusëve dhe të trenave për të gjitha lëvizjet që duhet të bëni. Të arrini pak më përpara ditën e parë, nuk bën keq.

Zgjidhni veshjen e duhur

Edhe në vendet e punës ku veshjes i kushtohet pak vëmendje ekziston një kufi midis shkujdesjes dhe çrregullsisë. Këtë kufi nuk duhet ta kaloni kurrë. Kështu që, edhe pse shkoni në punë në një agjenci krijuese, shmangni bluzat e pambukut shumë qesharake, xhupat sportivë. Edhe pse detyra mund të jetë e pëlqyeshme, gjithsesi jeni në një vend pune. Prandaj, rregullohuni me kodin e veshjes së agjencisë që nga intervista: do ta kuptoni nga mënyra se si janë veshur përzgjedhësit. Nëse nuk e kujtoni, telefoni një përgjegjës të personelit përpara ditës së parë dhe i kërkoni nëse ka rregulla për t’u respektuar për mënyrën e veshjes.

Mos jini menjëherë vetja

Dita e parë nuk duhet t’ju ikë: është vendimtare. Përmbahuni, frenohuni, edhe pse jeni energjikë, llafazanë dhe me iniciativë. Qëndroni në vendin tuaj pa u vënë shumë re. Në fillim, nevojitet një profil i ulët. Në të kundërt, nëse jeni tipa të heshtur dhe të qetë, jini pak më shumë të gjallë se zakonisht dhe shtoni ndonjë buzëqeshje. Më pas, në javën apo në javët e ardhshme, duke kuptuar më mirë kontekstin për të vepruar, kthehuni te vetja. Me temperamentin dhe karakterin tuaj të zakonshëm.

Mbani shënime

Prezantime, takime, shtrëngim duarsh. E sigurt, që nga dita e parë e punës do të njihni shumë njerëz dhe do të merrni instruksione, udhëzime, rregulla. Si të orientoheni në këtë xhungël? Mbani shënime. Në një tabelë ose një smartphone, nëse jeni të shkathët në të shkruar, ose në një bllok të vogël shënimesh që e mbani në xhep dhe që mund ta nxirrni në momentin e parë të domosdoshëm, ndoshta kur nuk jeni shumë të zënë në prezantime të ndryshme. Veçanërisht shkruani emrat dhe rolet: janë elementet më domethënëse për t’u ditur. Çdokush, në një zyrë, do të ndihet mjaftueshëm i rëndësishëm kur di që të tjerët kujtohen për emrin e tyre menjëherë. Ju duhet të luani këtë lojë.

Nuk dini ndonjë gjë? Pyesni

Nëse shefat tuaj ju dorëzojnë një detyrë dhe ju nuk e kuptoni menjëherë se çfarë ju takon të bëni, gjendeni para dy rrugëve: të bëni një pyetje duke rrezikuar më shumë të dukeni pak budalla, ose të heshtni dhe të përfundoni detyrën jo të sigurt, duke mos i kuptuar mirë informacionet. Këshilla në këtë rast është të pyesni. Edhe pse ndonjëherë ju duket sikur shtroni pyetje idiote, në të vërtetë jepni përshtypjen e kundërt ose: të kujdesshëm, precizë dhe të thellë.

Bëni detyrat në shtëpi

Nëse ka një mënyrë për të bërë figurë të mirë me shefin që ditën e parë, është ajo që t’i bëni të kuptueshme menjëherë që ju e dini shumë mirë se çfarë bën dhe si funksionon agjencia apo kompania juaj e re. Prandaj, studioni sajtin e biznesit që nga fillimi deri në fund dhe lexoni të gjithë artikujt e fundit që flasin për kompaninë. Një lëvizje inteligjente është ajo që të vendosni një alert në llogarinë e postës tuaj elektronike me emrin e kompanisë, të paktën disa javë përpara. Kështu, në fund të ditës, do të dini se kush ka folur për punëdhënësin tuaj të ri dhe çfarë ka thënë. Sigurisht, ju nuk duhet të shfaqni menjëherë përgatitjen tuaj për kompaninë. Mbajeni për vete deri në momentin kur do t’ju duhet.

Më shumë dëgjoni

Ndoshta keni supozuar për të ndryshuar diçka në mënyrën e të punuarit të zyrës suaj të re apo për të sjellë ide dhe pikëvështrime të reja. Ende, çdo vend pune, është “konservator” dhe armiqësor ndaj ndryshimeve. Kështu që, edhe pse mund të keni idetë më të reja të botës dhe jeni pikërisht aty për t’i dhënë një “dorë” ambientit, ditën e parë qëndroni në vendin tuaj. Mënyra më e mirë për të fituar besimin dhe respektin e të tjerëve është ajo që t’i dëgjoni. Në qetësi dhe me vëmendje, duke respektuar opinionet e gjithsecilit dhe sigurohuni që të mos propozoni idetë tuaja të tilla si ato që i gjithë universi po priste gjithmonë.

Flisni qartë

Shefat, në shumë raste, nuk mund të lexojnë mendimet e punonjësve të tij. Ose anasjelltas. Prandaj, komunikimi në mënyrë të qartë është i rëndësishëm për të ndërtuar një raport të mirë profesional. Ka menaxherë që preferojnë të jenë të informuar për gjithçka: problemet, progresin e projekteve, raportet me klientët. Kuptojeni atëherë gjuhën, pritshmërinë dhe stilin menaxhues të shefit tuaj. Në këtë mënyrë, do të krijoni menjëherë një raport mjaft të mirë me të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button