roze

Përgjigjja e Pussy Riot për Donald Trump

Më shumë sesa muzika, ato u bënë të famshme për mesazhet që përcillnin përmes saj, duke goditur përmes teksteve dhe videoklipeve tabutë në shoqërinë ruse.

Por fushata e Donald Trump, gjuha e përdorur prej tij dhe skandalet që kanë shoqëruar atë në gjithë këtë fushatë, kanë ngacmuar grupin e famshëm muzikor të vajzave ruse, “Pussy Riot”.

Ato kanë publikuar videoklipin e ri dhe titulli i këngës është një protestë kundër atyre që i quajnë deklarata seksiste të kandidatit republikan, i vënë në qendër të kritikave pas bërjes publike të disa përgjimeve, ku ai me krenari i tregon një bashkëbiseduesi se “kur je i pasur, femrat të lejojnë t’i prekësh në vendet intime”.

Kënga titullohet “Straight Outta Vagina” dhe lirikat e saj godasin jo pa humor Donald Trump.

“If your vagina lands in prison
Then the whole world going to listen
Don’t play stupid, don’t play dumb
Vagina’s ëhere you’re really from”.

“Kënga mund të quhet edhe si një përgjigjje për Trump, por unë besoj se fuqia e seksualitetit femëror është shumë herë më e madhe se çdo burrë megalomaniak dhe populist. Fuqia e vaginës është më e madhe se Trump”, thotë Nadya Tolokonnikova, anëtare e bandës ruse.

Videoja është realizuar nga producenti amerikan Dave Sitek dhe xhirimet e saj janë bërë në Los Anxheles.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button