☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 90.99 ▼0.33%
ARI 4,847 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,635 ▲ +0% ETH $2,353 ▲ +0.82% XRP $1.4002 ▲ +2.9% SOL $84.7800 ▲ +1.17%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.99 ▼0.33 % ARI 4,847 ▲0.49 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.99 ▼0.33 % ARI 4,847 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
roze

Timberlake rrezikon burgun?

Justin Timberlake jeton në Kaliforni, por mori rrugën drejt vendlindjes së vet, Tennessee, për të shfrytëzuar mundësinë që të hidhte votën më shpejt, në Memphis.

“Shikoni se mund të ketë votime të parakohshme edhe në qytetin tuaj, – shkroi ai në “Twitter”. – Nëse jo, atëherë mbetet për në datën 8 nëntor. Por zgjidhni që të keni një zë!”.

Apeli ishte i lavdërueshëm dhe shfaqja e papritur e këngëtarit të famshëm në qendrën e votimit i ngazëlleu shumë prej të pranishmëve.

Adhuruesit nxituan të shkrepnin ndonjë foto me idhullin e tyre, i cili nuk ngurroi të bënte dhe një “selfie” përpara kutisë së votimit. E pikërisht këtu fillon edhe problemi për Justin.

Vitin e kaluar, guvernatori i Tennessee Bill Haslam firmosi ligjin që i lejon njerëzit të përdorin celularët në qendrat e votimit vetëm për qëllime informimi, në mënyrë që të asistohen votuesit në marrjen e vendimeve, por ndalon shkrepjen e fotove dhe videove.

Shkelja e këtij ligji ndëshkohet me 30 ditë burg dhe, në varësi të rastit, me një gjobë prej 50 dollarësh. Por sipas gazetës lokale të Memphis, zyrtarët nuk do të merren me incidentin.

“Askush në zyrën tonë nuk po e heton këtë cështje dhe nuk do përdorim burimet tona për këtë”, ka thënë drejtuesja e distriktit Amy Weirich. Votuesit në disa shtete të SHBA kanë nisur të votojnë më herët, por dita e zgjedhjeve është 8 nëntori.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.