Përgjimet e SHIU-t dhe serveri i tatimeve, Beluri: Policia shkencore, shkak për ngecjen e hetimeve
Në një takim për rritjen e kapaciteteve të Policisë Shkencore, zëvendës/kryetari i Prezencës së OSBE, Robert Wilton, ka deklaruar se lufta kundër krimeve të rënda mbetet një sfidë.
“Të krijohet bazë të dhënash, Shqipëria të sigurojë besueshmëri për të dhënat
Akreditimi ndërkombëtar është kyç në luftën ndaj krimeve të rënda”, ka thënë ai.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe kreu i Njësisë së Anti-korrupsionit, Kosta Beluri, i cili ka deklaruar se kanë ngecur disa hetimi si ai për serverin e tatimeve dhe për përgjimet e SHIU-ut
“Hetimet për serverin e tatimeve dhe për përgjimet e SHIU-ut kanë ngecur. Shkak për ngecjen e hetimeve është bërë policia shkencore”.
Sipas tij, policia shkencore duhet të fuqizojë kapacitetet teknologjinë dhe burimet njerëzore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.