☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 97.97 ▲1.45%
ARI 4,765 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $73,117 ▲ +2.55% ETH $2,251 ▲ +1.89% XRP $1.3472 ▲ +0.82% SOL $83.9100 ▲ +1.54%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.97 ▲1.45 % ARI 4,765 ▼0.47 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.97 ▲1.45 % ARI 4,765 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Arte

Përkthyesi arab i letërsisë shqipe në vizitë Shqipërisë

Abdul Latif Arnaut njihet si një ndër shkrimtarët më të mirë në Siri. Krijimtarinë e tij letrare në prozë dhe në poezi e nisi në vitet ’40. Në vitin 1958 boton romanin e parë me titull “Aroma e hirit”.

Përkthyesi i letërsisë shqipe në gjuhën arabe, Abdul Latif Arnauti vizitoi këto ditë Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, ku zhvilloi një takim me drejtoreshën e BKSH-së, Persida Asllani, ka njoftuar Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Në kuadër të Javës Agolliane, kushtuar 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, përkthyesi me origjinë shqiptare, Abdul Latif Arnauti, vizitoi edhe ekspozitën e çelur në BKSH, ku mes botimeve të shumta në gjuhë të huaj të krijimtarisë së Agollit gjendet dorëshkrimi i përkthimit në gjuhën arabe të romanit “Njeriu me top” (1985), dhuruar nga përkthyesi.

“Jam shumë i lumtur që, gjatë vizitës sime në viset e bukura të Shqipërisë, vizitova edhe ekspozitën e shkrimtarit e të poetit të madh Dritëro Agolli, miku im prej 50 vitesh. Jam i bindur se veprat e tij letrare do të mbeten të përjetshme në kujtesën e historisë shqiptare dhe e përgëzoj këtë ekspozitë që i ka prezantuar ato bukur e me rregull”, u shpreh Abdul Latif Arnauti.

Përkthyesi Arnauti nisi përkthimin e veprave shqipe në gjuhën arabe rreth viteve ‘50. Ndër veprat kryesore të përkthyera vlen të përmenden “Përse mendohen këto male”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Dasma”, “Dosja H” nga shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare; “Njeriu me top” i Dritëro Agollit; “Ato male” dhe “Dasma e Sakos” i Vath Koreshit apo “Toka jonë” e Kolë Jakovës, një pjesë e të cilave ruhen në fondin e Bibliotekës Kombëtare, krahas edhe dy dorëshkrime të përkthimeve të tij “Njeriu me Top” (1985) i Dritëro Agollit dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1974) i Ismail Kadaresë.

Për disa vite me radhë Abdul Latif Arnauti përktheu në arabisht dhe përgatiti për shtyp poezi të Migjenit (1971), Fatos Arapit (1972), Llazar Siliqit (1973), Dritëro Agollit (1974), Aleks Çaçit (1975), Ismail Kadare (1976), si dhe përmbledhjen “Poet nga Kosova” (1977), ku përfshihen krijime të Latif Berishës, Din Mehmetit, Fahredin Cunga, Mark Krasniqit, etj.

Abdul Latif Arnaut njihet si një ndër shkrimtarët më të mirë në Siri. Krijimtarinë e tij letrare në prozë dhe në poezi e nisi në vitet ’40. Në vitin 1958 boton romanin e parë me titull “Aroma e hirit”.

Në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ruhen disa prej vëllimeve poetike të tij, si dhe një sërë veprash të përkthyera në shqip nga gjuha arabe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.