☁️
Tiranë 11°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.44 ▲2.35%
ARI 4,433 ▼2.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,082 ▼ -1.58% ETH $2,122 ▼ -2.11% XRP $1.3912 ▼ -1.93% SOL $89.1900 ▼ -3.53%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.44 ▲2.35 % ARI 4,433 ▼2.61 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.44 ▲2.35 % ARI 4,433 ▼2.61 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Përkujtohen 15 maturantët e Malishevës, në 12-vjetorin e vdekjes tragjike

Sot, në “Lëndinën e lotëve”, aty ku janë të varrosur pesëmbëdhjetë maturantët e gjimnazit “Abdyl Frashëri” (tani “Hamdi Berisha”), në dymbëdhjetë vjetorin e vdekjes tragjike, janë përkujtuar dhe janë bërë homazhe, nga mijëra nxënës, qytetar e zyrtarë komunal.

Pikërisht në ora 14:14, mijëra qytetarë, nxënës, familjarë e zyrtarë të Komunës së Malishevës, kanë mbajtur një minutë heshtje dhe më pas kanë bërë homazhe, për pesëmbëdhjetë maturantët e gjimnazit, të cilët, humbën jetën tragjikisht, më 14 tetor 2004, në ora 14:14, në Fushë Arrëz, të Shqipërisë, gjatë kthimit nga ekskursioni në Shqipëri.

“Edhe pas dymbëdhjetë viteve, dhimbja është e njëjtë për maturantët, që humbën jetën në lulen e rinisë”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, gjatë homazheve.

Kjo tragjedi, është edhe tragjedia më e rëndë e ndodhur në Kosovën e pasluftës, pasi humbën jetën pesëmbëdhjetë maturantë, ndërsa u lënduan dhjetëra të tjerë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i shoqëruar nga drejtori i arsimit, Avdi Morina dhe drejtor e zyrtarë tjerë komunal, kanë bërë homazhe në varrezat e maturantëve dhe e kanë ndarë dhimbjen me familjarët e tyre, që siç tha nënkryetari Mazreku, “edhe pas pesëmbëdhjetë viteve, dhimbja është e njëjtë, ndërsa kujtimi për ta, nuk do të harrohet kurrë”.

Në këtë tragjedi, e kanë humbur jetën këta maturantë: Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megezon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevet Sahitaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.