Politika
Përkujtohen heronjtë e 2 prillit
Në qytetin e Shkodrës u mbajt një manifestim protestë në përkujtim të heronjve të 2 prillit.
Katër të rinj u vranë më 2 prill të vitit 1992 në qytetin e Shkodrës, gjatë një proteste të madhe qytetare në këtë qytet kundër qeverisë komuniste, që pak ditë më parë kishte humbur edhe zgjedhjet.
Në këtë miting, mbajti një fjalim edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili deklaroi se nga Shkodra nis vala e protestave të opozitës.