☁️
Tiranë 9°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500
DOW 48,219 ▲0.65%
NASDAQ 22,823 ▲0.83%
NAFTA 99.10 ▲4.97%
ARI 4,794 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,292 ▲ +1.32% ETH $2,224 ▲ +0.73% XRP $1.3590 ▲ +0.73% SOL $84.1500 ▲ +1.35%
S&P 500 DOW 48,219 ▲0.65 % NASDAQ 22,823 ▲0.83 % NAFTA 99.10 ▲4.97 % ARI 4,794 ▲0.35 % S&P 500 DOW 48,219 ▲0.65 % NASDAQ 22,823 ▲0.83 % NAFTA 99.10 ▲4.97 % ARI 4,794 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Përkujtohet 71-vjetori i Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”

Mësuesit dhe nxënësit e Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej” përkujtuan 71-vjetorin e krijimit të saj. Në aktivitetin e zhvilluar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, si dhe ish – nxënës të kësaj shkolle, të njohur tashmë në jetën publike.

Historia 71-vjeçare e kësaj shkolle dhe e brezave që studiuan aty është pasqyruar në një libër të shkruar nga dy “skënderbegas”, i cili u promovua pikërisht sot. Libri “Skënderbegasit ndër vite” është i autorëve Kujtim Boriçi dhe Maksim Fejzullau.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Koçi përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi autorët e librit, të cilin ai e konsideroi si një dokument të rëndësishëm për historinë e kësaj shkolle. “Libri zë një vend të veçantë në historinë e Forcave të Armatosura. Çdo skënderbegas është krenar për këtë shkollë, e cila nuk ka formuar vetëm ushtarakë, por ka prodhuar gjithashtu edhe elitë intelektuale dhe qytetare. Ka kontribuuar në shkencë, diplomaci, politikë, kulturë, sport, arsim etj. Përulje me respekt për kontributin që kjo shkollë ka dhënë në edukimin e brezave”, tha zëvendësministri Koçi, i cili vlerësoi veprimtarinë e shoqatës “Skënderbegasit”, si dhe i siguroi anëtarët e saj, për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes kësaj shoqate dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

mm2Me rastin e 71-vjetorit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka akorduar për 103 nga ish – nxënësit e kësaj shkolle, certifikata falënderimi për “kontributin e dhënë në Forcat e Armatosura, duke u bërë shembull frymëzimi për brezat pasardhës në vite.”

Më 28 mars 1945 në Tiranë u hap “Shkolla e Pionierëve të Luftës”, ku nxënësit e parë ishin 200 partizanë të vegjël midis tyre edhe 7 vajza.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.