Politika
Përkujtohet beteja e Batalionit të Dumresë, Meta: Jo baltë ndaj LANÇ
Është përkujtuar këtë të enjte në Cërrik 72-vjetori i betejës së Batalionit të Dumresë, me një ceremoni ku i pranishëm ka qenë edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Në fjalën e tij, Meta ka dalë kundër atyre që kanë hedhur baltë mbi historinë dhe Luftën Antifashiste.
“Ata që përbaltën historinë kishin për qëllim përçarjen, por ne jemi krenarë për gjakun e të rënëve. Shqipëria është sot një vend që ecën i sigurt drejt progresit. LANÇ ka qenë një luftë e shenjtë”, ka deklaruar Meta.